Menu

Rënia e temperaturave dëmton të mbjellat në Divjakë

Rënia e temperaturave dy ditët e fundit ka dëmtuar të mbjellat në Divjakë. Fermerët ankohen se moti i keq ka dëmtuar me qindra hektarë të mbjella të kulturës së patates. Ata shprehen se nuk do të mund të nxjerrin në treg sasi të mëdha, pasi 70% e prodhimit u është dëmtuar. Ashtu si dhe për të gjitha kulturat e tjera në fushë apo edhe në sera, fermerët shprehen se nuk mund të marrin rendimentin që prisnin. Fermerët ankohen edhe për mungesën e sunvencioneve dhe mosmarrjes së naftës edhe pse është viti i tretë që kanë aplikuar.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts