Menu

Restaurimi i monumenteve me bashkëpunim publik-privat, ministrja Margariti: Marrim shembull nga Italia

Një qendër formimi për specialistët e trashëgimisë kulturore, që ka të bëjë kryesisht me formimin e të rinjve arkeologë e arkitektë në restaurim, është një prej pikave të protokollit të Ministrisë Shqiptare të Kulturës me Italinë. Përvoja italiane në këtë fushë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin me privatin.

“Realitetet e kantiereve që po krijojmë në Shqipëri të kthehen në realitete ndërveprimi midis firmave, partnerëve të ndryshëm atë që po bën Italia në partneritetin publik-privat, për të çuar përpara investimin në restaurime, është një realitet i cili patjetër duhet shtrirë edhe në Shqipëri. Nuk po shpikim asgjë të re, vetëm po sjellim atë që është një realitet tashmë i formuar dhe i konsoliduar prej shumë vitesh në një shtet, që përfaqëson ekselencën në fushë, siç thashë të Italisë, për ta sjellë në shtetin shqiptar”, -tha Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në një takim të ministres dhe ambasadës italiane, u fol edhe për një fond për trashëgiminë që kanalizon investimet në mënyrë efiçente dhe pjesëmarrjen e disa firmave shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të restaurimit në Bari dhe javën e Restaurimit në Napoli.

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, tha se: “Është një projekt i rëndësishëm nga instituti ynë për tregtinë në bashkëpunim me ‘Asorestauro’ dhe Panairin e Ferrarës. Këtu në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, kuptohet se sa sektori publik dhe ai privat mund dhe duhet të bashkëpunojnë sepse kultura është një përçuese e mrekullueshme për zhvillimin ekonomik”.

Fillesa e këtij bashkëpunimi mes ministres shqiptare Margariti dhe ministrit italian Fraçeskini.

Related Posts