Disa supermarkete belge janë duke hequr specat me tri ngjyra nga rafet.
Në marrëveshje me Agjencinë Federale për Sigurinë e Zinxhirit Ushqimor, kompania Coöperatie Hoogstraten ka vendosur të largoje specat e saj të përzjere me tre ngjyra për shkak të një përmbajtje tepër të lartë të mbetjeve të produkteve për mbrojtjen e bimëve, tregon Afsca në faqen e saj të internetit.
Kjo ka të bëjë me specat e përzierjes me tre ngjyra të markës Hoogstraten Peppers në paketim plastik prej 500 gr dhe që mbajnë numrat e lotit 149542, 149381, 129531, 129042, 119060 dhe 179094, të shitura midis 11 gusht dhe 18 gusht.
Sduhen konsumuar gjithashtu dhe specat e përzierjes me tre ngjyra të markës Flandria dhe me numrat e lotit 149811, 149812 dhe 129809. Ato po kthehen gjithashtu nga konsumatorët dhe qe perkon ne te njejten periudhe te shitjeve.
Produkti Hoogstraten Peppers u tregtua nëpër disa supermarkete dhe dyqane duke përfshirë Match & Smatch, Leader Price, AD Delhaize dhe Intermarché. Ajo e markës Flandria shpërndahet në Carrefour.
Konsumatorëve u kërkohet të përmbahen nga konsumimi i këtyre produkteve dhe t’i kthejnë ato në dyqanin ku janë blerë.


