Menu

Fier, vdes rrugës për në spital, njëri nga dy qytetarët që u shpëtuan në det

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në det ditën e sotme në plazhin e Pishë Poros, në Fier. Por, rrugës për në spital njëri prej tyre vdiq.

Mësohet se shtetasit Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi, të dy banorë të lagjes ‘1 Maji’, janë ndihmuar transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Por 60 vjeçari Fiqo Rexhepi nuk ka mundur të arrijë gjallë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Posts