Menu

Alarmi i ushqimit, molusqet dhe sallami të infektuar me salmonelë

Coop ka raportuar për tërheqjen nga prodhimi të një sallami të markës “Terre Ducali”, për një mospërputhje mikrobiologjike për shkak të pranisë së Salmonelës. Produkti që i nënshtrohet alarmit të ushqimit shitet në paketa prej 260 gram, me numrin e grupit S213503.

Ky lloj sallami u prodhua në një fabrikë, në provincën e Parmës. Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni kontrollin e cilësisë së kompanisë në 0521 857640.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lajmërimin e tërheqjen nga prodhimi të një grupi me molusqe të para-gatuara, të prera dhe të ngrira të markës “Veliero” për praninë e Salmonelës në një nga 5 njësitë e mostrave të marra. Produkti i prekur shitet në paketa prej 100 gram me numrin e grupit L.13ES dhe afatin 05/2023.

Molusqet që i nënshtrohen alarmit ushqimor u prodhuan nga kompania Sgattoni Surgelati Srl, në provincën e Ascoli Piceno (shënja e identifikimit IT 547 CE).

Si masë parandaluese këshillohet të mos konsumohen produktet me numrat e lotit të treguara dhe të kthehen në pikën e shitjes ku janë blerë. Që nga 1 janari 2021, Il Fatto Alimentare ka raportuar 224 tërheqje, për një total prej 408 produktesh. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts