Fermat e vizonit janë në qendër të një kërcimi që po shkakton shumë shqetësim: I gripit të shpendëve, i cili goditi një fermë në Spanjë në tetor 2022, duke kaluar nga zogjtë në vizon. Vizonët janë gjitarë gjysmë ujorë dhe mishngrënës.
Parashikimet më të këqija të muajve të fundit janë përforcuar edhe nga një raport tjetër i së njëjtës periudhë: Transmetimi i një lloji gripi në një mace, këtë herë në Francë certifikuar nga Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë Ushqimore (Anses).
Gripi i shpendëve tepër patogjen në vitin e fundit, ku ka shkaktuar vetëm në Evropë, therjen e më shumë se 50 milionë kafshëve dhe mbi të gjitha nuk ka ndjekur intinerarin sezonal, i cili zakonisht zhduket në muajt e verës. Këtë herë, ajo nuk u largua. Dhe, siç duket ajo është përhapur në një fermë gjitar, vizionit, treguar prej kohësh si një specie e ndjeshme si ndaj viruseve të gripit avian dhe ato të gripit njerëzor (si dhe Covid).
Sipas asaj që është raportuar në gazetën Eurosurveillance, dyshimet rreth një vdekshmërie javore janë jashtëzakonisht të larta, nga 0.25% në 0.77%, deri në një kulm prej 4.3%, të shfaqura tetorin e kaluar në një fermë dhe u konfirmua nga analizimi i Laboratorit Qendror Veterinar i Ministrisë spanjolle të Bujqësisë.
Më 18 tetor, pas konfirmimeve të para, u urdhërua therja e mbi 52 mijë kafshëve, por askush nuk është i bindur se kriza ka kaluar. Sipas Marion Koopmansit, një nga ekspertët që studioi origjinën e Sars-CoV-2 në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “ne po luajmë me zjarrin”. Xheremi Farrari, një studiues britanik ekspert në sëmundjet në zhvillim tha se nuk ka asnjë minutë për të humbur dhe se duhet të zhvillohet si trajtimi edhe vaksinimi ndaj të gjitha llojeve të gripit të kafshëve. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al


