Menu

ALERT ngre alarmin: “Mjekët mashtrues” po rrezikojnë serjozisht jetën e qytetarëve

Nga Alketa ÇEKU*

Edhe pse profesioni i mjekut është një ndër profesionet më të respektuara, ka biznese të cilat për qëllime përfitimi po rrezikojnë serjozisht jetën e qytetarëve duke reklamuar si mjekë persona që nuk e ushtrojnë këtë profesion.

Në internet, Albert Shabani prezantohet si urolog, i cili iu ka ardhur në ndihmë shumë djemve dhe burrave për të përmiresuar jetën seksuale, duke i ofruar trajtimet e duhura mjekësore.  Fillimisht, kushdo që futet në faqen e internetit të këtij ‘mjeku’ do t’i bëhen disa pyetje duke  dhënë idene, se je duke komunikuar në kohë reale me mjekun, por në fakt në krahun tjeter nuk ndodhet një mjek, por përgjigje automatike që vijnë nga sistemi.

I ashtuquajturi mjek Albert Sinani bën disa pyetje standarde, rreth moshës dhe pakënaqesive që  mund të ketë partnerja dhe në fund  ështe e njëjta përgjigje, problemi juaj kurohet vetem me ‘Fortex’ që kushton 45 euro me 50% ulje.

Jeta e qytatarëve që bien pre e këtyre mashtrimeve vihet serjozisht në rrezik, pasi ata mund të vuajnë nga sëmundje të ndryshme si zemra, diabeti, tensioni, etj., ndërkohë që, duke përdorur nje ilaç që nuk dihet se nga kush tregetohet dhe çfarë përmbajtje ka, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Nuk ka rendesi nese ti që i shkruan  ‘mjekut’ je 20 apo 70 vjeç, rekomandimi do të jetë i njëjtë: Ilaç ‘Fortex’.

Albert Shabani nuk ekziston si mjek Urolog as në Shqipëri dhe as në Kosove.  Për arsye biznesi, faqe të ndryshme reklamojnë këtë produkt duke e bëre me të besueshme pjesën që mjekimin t’a ofron një mjek specialist. Situata bëhet akoma më alarmante  kur ‘mjeku’, pasi  shprehet se ke shenja impotence thotë: ‘Nuk ka kuptim të drejtoheni për ndihmën e mjekëve konvencionalë të paaftë dhe të metodave klasike të trajtimit’.

Duke u përpjekur të krijojnë bindjen se zgjidhja e problemit tënd eshtë vetëm blerja e produktit që ai tregëton, ‘mjeku’i inkurajojn përdoruesit  te shmangin  vizitat te mjekët profesionist.

Nuk ka të dhëna te sakta se sa persona kanë pasur komplikacione pasi kanë perdorur këte ilaç, dhe  kjo për vetë faktin se kushdo që e përdor mundohet ta mbaje të fshehtë . Fakti që ky ilaç nuk tregëtohet në farmaci  ben që të ngrihen  dyshime të arsyeshme mbi faktin se  eshte nje ilaç qe nuk e ka marre lejen  per tu tregëtuar në  Shqipëri, dhe për më tepër nuk dihet se çfare efektesh anësore mund të  japë te përdoruesit. I ashtuquajturi ‘mjek’ shprehet se, ai nuk ofron ilaçe të padobishme që gjenden në raftet e farmacive.

Deri në momentin që institucionet përgjegjese të marrin masa dhe të zbulojne se kush qëndron pas ketyre individëve qe për arsye përfitimi  tregëtojne ilaçe të paçertifikuara, janë vetë qytatarët që duhet të mos bien pre e këtyre mashtruimeve pasi  këshillimi me ‘mjekët mashtrues’ mund t’i kushtojë jetën.

*Autorja e shkrimit është gazetare në fushën investigative, me një eksperiencë 10-vjeçare. Ish-kryeredaktore e emisionit investigativ “Boom” dhe aktualisht gazetare ingestigative në Ora News.

 

 

** Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit “ALERT pë mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Related Posts