Menu

Antidroga zbarkon përsëri në Krujë e Nikël, dyshohet për 50 vatra të mbjella me kanabis

Blindohet nga policia zona e Niklës dhe zonat përreth e Krujës.6 makina policie e dhjetëra policë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Krujës, po vijojnë kontrollet në zonën e Niklës dhe zonat përreth Krujës. Sipas informacioneve jo zyrtare janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në ketë zonë. Vetëm pak ditë më parë në këtë zonë u arrestuan 16 persona të cilët u kapën me bimë narkotike.

Pak ditë më parë,  aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por që nuk pati të arrestuar. Po ashtu para disa ditësh një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Në përfundim, sipas vendimit te Gjykates, vetëm 8 nga 16 të arrestuarit mbetën në qeli, ndërsa të tjerët do të hetohen të lirë. 24 persona të tjerë mbeten ende në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Krujës.

Ndërkohë operacionet anti kanabis të policisë së Shtetit janë shtrirë në disa zona të vendit, ku në Mirditë janë asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë narkotike, ndërsa tre parcela të me 250 rrënjë kanabis janë zbuluar në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

alert.al/

Related Posts