Menu

kanabis

Kapet polaku dhe belgu në kufi, gjatë pushimeve kishin blerë kanabis "Made in Albania"

Dy shtetas të huaj, një belg dhe një polak janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete. Të dy personat, tentuan që të kalonin kufirin me lëndën narkotike të llojit kanabis, mirëpo përfunduan pas hekurave.

Kështu, në Qafë Thanë, është pikasur nga autoritetet automjeti tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndërsa në Kakavijë, gjatë kontrollit të një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike. Goditen në Qafë Thanë dhe Kakavijë, 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla. Arrestohen një shtetas belg në Qafë Thanë dhe një shtetas polak në Kakavijë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

"Ferma" e kanabisit në Shijak, lihen të lirë dy elektriçistët, në kërkim 3 kultivuesit

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy punonjësit e OSHEE, të arrestuar për shpërdorim detyre.

Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, me detyrë përkatësisht faturist dhe elektriçist pranë OSHEE u arrestuan javën e kaluar, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut.

Të dy punonjësit e OSHEE akuzohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Tashmë dy këta shtetas do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tyre.

Ndërkohë tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) janë në kërkim nga policia.

alert.al/

Antidroga zbarkon përsëri në Krujë e Nikël, dyshohet për 50 vatra të mbjella me kanabis

Blindohet nga policia zona e Niklës dhe zonat përreth e Krujës.6 makina policie e dhjetëra policë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Krujës, po vijojnë kontrollet në zonën e Niklës dhe zonat përreth Krujës. Sipas informacioneve jo zyrtare janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në ketë zonë. Vetëm pak ditë më parë në këtë zonë u arrestuan 16 persona të cilët u kapën me bimë narkotike.

Pak ditë më parë,  aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por që nuk pati të arrestuar. Po ashtu para disa ditësh një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Në përfundim, sipas vendimit te Gjykates, vetëm 8 nga 16 të arrestuarit mbetën në qeli, ndërsa të tjerët do të hetohen të lirë. 24 persona të tjerë mbeten ende në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Krujës.

Ndërkohë operacionet anti kanabis të policisë së Shtetit janë shtrirë në disa zona të vendit, ku në Mirditë janë asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë narkotike, ndërsa tre parcela të me 250 rrënjë kanabis janë zbuluar në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

alert.al/

Operacion masiv anti-kanabis në Krujë, Guardia di Finanza zbuloi parcelat

Operacione masive anti-kanabis me përfshirjen e RENEA-s dhe FNSH-së janë duke u zhvilluar në rajonin e Krujës ku deri më tani ka disa të shoqëruar. Aksioni nisi me te dhenat e monitorimit në hapësirën ajrore shqiptare nga Gurdia di Finanza të parcelave me kanabis. Nderkohe, policia zbulon drogë te kamufluar në sera perimesh dhe kultivuar me llamba në bodrumin e vilave luksoze në Nikël.

Qindra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës.

Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Në megaoperacionin që po zhvillohet janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.

Monitorimi i misionit të Guardia di Finanza nga ajri, dronet e policisë, informacionet e shërbimit informativ kanë grumbulluar të dhëna për aktivitetin kriminal. Për disa javë është bërë vëzhgimi në terren me agjentë civil.

Pjesë e këtij hetimi është bërë edhe prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit pasi nga të dhënat paraprake janë mbledhur prova për përfshirjen e zyrtarëve publik dhe atyre të policisë në tolerimin e kultivimit të kanabisit kundrejt parave që merrnin nga grupe kriminale.