Menu

Author Archives: Admin2

Reagon kryetarja e Gjykatës së Elbasanit: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot, nuk kam TikTok!

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Ndërkohë, A2 News kontaktoi gjyqtaren, e cila u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.

Në disa portale janë shpërndarë disa video, ku Enkeleda Kapedani shfaqej duke “sfiluar” në zyrë, ndërsa në disa të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

 

 

Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, mbërrin në gjykatë Mark Kodra

47-vjeçari Mark Kodra, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Emiljan Ndou, del sot para Gjykatës së shkallës së parë Shkodër.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur të premten në Bleran të fshatit Bardhaj në Shkodër. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Ndërkohë para grupit hetimor, pasi u arrestua autori pranoi krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më.

“Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.

Bie në humnerë, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistrurar në zonën e Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ali Beta 60 vjeç nga Vasjari kishte shkuar për të punuar në Nivicë, ku është rrëzuar në humnerë 200 m dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa mësohet se trupi i tij ende nuk është nxjerrë pritet të shkojnë sot forcat speciale për ta nxjerrë.

 

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Athinës, flet nëna: Policia e di kush janë vrasësit

Nëna e 34-vjeçarit shqiptar, Aris Papas, i cili u ekzekutua pasditen e djeshme në Athinë, me 8 plumba në kokë dhe gjoks, thyen zemrat e të gjithëve me të qarat plot dhimbjen ditën e sotme.

Ari im kthehu në shtëpi, pse ike, djali im i bukur, pse nuk më dëgjove 1 minutë kthehu”, bërtet ajo me sa zë i ka mbetur.

“Ty nuk të ndihmojë askush! Ku ishte policia Ari kur të vranë. Ku janë vrasësit, policia e di kush janë por ata nuk duan t’i arrestojnë. I njohin, i njohin…”, qan ajo pa lot, se i janë tharë.

Në një video të siguruar nga “Top Channel”, duket sikur nëna e Arit, di diçka lidhur me vrasjen.

“O shqiptarë të qelbur më vratë djalin, më vratë djalin more”, shprehet nëna sikur e di që ekzekutorët e Aris janë shqiptarë.

I sigurt se shumë njerëz i dëshironin të keqen, shqiptari, Aris Papas mbante veshur gjithmonë një antiplumb që e ka shpëtuar nga 3 atentate të mëparshme, në 2007, 2019 dhe 2021.

Por për fatin e tij të keq, dje nuk e kishte! Ai pagoi me jetën, hesapet e palara të drogës në të cilat ishte i përfshirë.

Aris Papas raportohet se ishte një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë në hetim më parë për grabitje, vrasje në tenativë e trafik droge.

Ai u vra teksa po pinte kafen e tij të pasdites, i ulur i qetë dhe pa menduar se 8 plumba në kokë dhe gjoks do t’i merrnin jetën.

Vrasësi e qëlloi rreth orës 18:00 dhe më pas sikur asgjë nuk kishte ndodhur, burri i hollë dhe i shkurtër siç e përshkruajnë dëshmitarët okularë është larguar me taxi.

Ekzekutimi mafioz i Aristidh Papës në Greqi, dyshimet: I përfshirë në vrasjen e gazetarit

Një tjetër pistë ka dalë nga mediat greke për vrasjen e shqiptarit Aristidh Papa në Athinë pasditen e kaluar.

Dyshohet se shqiptari është përfshirë në atentatin e 9 prillit ndaj gazetarit të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz i cili u ekzekutua pasi kishte dalë nga një emision televiziv dhe po dilte nga makina për ët hyrë në shtëpi.

Sipas mediave greke, ndoshta disa persona kërkonin t’i mbyllnin gojën shqiptarit për vrasjen në fjalë.

34-vjeçari shqiptar u ekzekutuar dje në një kafene teksa autori e qëlloi me 8 plumba dhe u largua me taksi. Ai i kishte shpëtuar edhe një atentati tjetër në shkurt teksa ishte person me precedent të theksuar kriminal pasi ishte përfshirë më parë në trafik droge, grabitje e vjedhje.

Gjithsesi pista kryesore e hetimit të vrasjes është ajo e larje të hesapeve mes bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

 

Skandali i patronazhistëve/ “Le Figaro”: PS fitoi me metodat e sigurimit

Gazeta e madhe franceze Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të gjatë trashigimisë komuniste të Shqipërisë, rolit të sigurimit të shtetit në një nga diktaturat më të egra të lindjes, si dhe përdorimit të këtyre metodave nga socialistët në pushtet duke u mbështetur tek skandali i përdorimit të patronazhistëve për zgjedhje.

Reporteri, Thierry Portes, i cili qëndroi në Tiranë për të investiguar se si përdoren në politikën e sotme metodat e së shkuarës, ka vizituar muzeun e sigurimit, “shtëpinë me gjedhe”, ka ndjekur kalvarin e personazheve që nuk gjejnë eshtrat e prindërve të tyre dhe përgjatë këtij artikulli i ka kushtuar një hapsirë goxha të madhe edhe sistemit vjedhjes të të dhënave personale që partia në pushtet përdori për zgjedhjet.

“Shqiptarët, të mësuar që nga kohërat komuniste, jo të rebelohen, por të bashkëjetojnë me një pushtet që ka gjithçka në dorë për ti’u dhënë ose për ti’u marrë punën dhe strehimin,  preferuan t’i pëlqenin udhëheqësit së tyre duke votuar për të. Në fund, Edi Rama fitoi zgjedhjet. Një gjykatës erdhi për të sekuestruar dokumente në selinë e gazetës Lapsi. Tani është hapur një hetim kundër gazetarëve për zbulimin e të dhënave personale. Zyrtarët qeveritarë që vodhën të dhënat konfidenciale të popullsisë për të ndërtuar këtë sistem mbikëqyrjeje, deri më tani nuk janë shqetësuar”, shkruhet në artikullin e të përditshmes së qendrës së djathtë.

Duke e shpjeguar situatën për publikun francez “Le Figaro”, sqaron: “Sigurimi ka shenjuar shpirtrat në një masë të tillë sa që Partisë Socialiste iu duk e natyrshme, në 2021, të krijonte dosje për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të konsolidonte pushtetin e saj në vend! Rasti u zbulua nga gazeta në internet Lapsi.al, e cila botoi 910,000 dosjet që PS kishte hartuar në Tiranë. Emri, adresa, telefoni, gjendja martesore, situata profesionale, të ardhurat dhe biznesi i secilit … Të gjitha këto të dhëna të mbajtura nga administrata elektronike shqiptare ishin transferuar në kompjuterët e formacionit politik të Kryeministrit, Edi Rama. PS atëherë ngarkoi, në secilën lagje të kryeqytetit, një patronazhist – termi mund të përkthehet si “kontrollues” ose “mësues kujdestar” – për të shtuar informacion mbi këto skedarë administrativë. Këta informatorë vlerësuan kështu interesat dhe zakonet e fqinjëve të tyre dhe ofruan komente të tilla si “ka borxhe”, “djali i tij po kërkon punë”, “duhet të rregullojë blerjen e shtëpisë së tij”, “Eshte i djathtë por mund të votojë për ne “,” mund të jetë me ne “,” dikush i sigurt “…

Gazetari themelues i faqes Lapsi, Andi Bushati thotë se ai ka vendosi të botojë ekzistencën e kësaj baze të dhënash për ekzistencën e të cilës komuniteti i vogël i informuar i Tiranës kishte filluar të dyshonte prej disa muajsh. Ato të dhëna ishin shpërndarë mjaftueshëm brenda PS-së aq sa botuesi të mos kishte frikë se do penalizohej nga një hetim i mundshëm që drejtësia mëgjithëatë dështoi ta zhvillonte.

Gazeta jep edhe atmosferëm e ditëve kur u zbulua lajmi: “Njerëzit e Tiranës kërkuan të gjithë se kush ishte patronazhisti i tyre, shpesh duke u habitur kur gjetën një fqinj që nuk e njihnin  Skandali nuk zgjati më shumë se tre ditë. Kryeministri Socialist u tallu me këtë histori. Media audio-vizuale, e mbajtur nga pushteti, nuk foli për të. Dhe opozita e krahut të djathtë u tregiua diskrete, duke përçmuar këtë kalë beteje. “Ekipi i fushatës së Partisë Demokratike, i cili u mbështet nga komunikuesit që punuan për Kryeministrin Izraelit Benyamin Netanyahu, gjykoi se denoncimi i regjistrimit të popullsisë nga PS në pushtet do të ishte joproduktiv,” shpjegon Andi Bushati.

Ndonëse teza që ngre gazetari francez Thierry Portes, për të lidhur metodat e sigurimit të shtetit me ato të patronazhistëve të PS ha shumë diskutime e rëndësishme në artikullin e tij është fakti se ai vëren përdorimin e të dhënave personale nga pushteti, heshtjen e drejtësisë dhe mediave të mëdha për këtë skandal dhe mënyrën se si u tall Edi Rama, me këtë manovër që qe një nga të shumtat që i siguroi rezultatin e 25 prillit./Lapsi.al/

Skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit, reagon Ministrja Gjonaj: Të merren masat, të hetohet gjendja pasurore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar ditën e sotme nisjen e menjëhershme të hetimeve për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedanit, pas skandalit me videot e publikuara në TikTok.

Ministrja pretendon se qysh prej dhjetorit 2019, ajo i ka kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Më tej Ministrja Gjona sulmon gjyqtaren, duke u shprehur se kjo sjellje është tipike e atyre që nuk e kanë kaluar vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan Gjonaj ne Twitter.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar dy here këtë të hënë, pas publikimit të disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.

Kapedani e quan shpërndarjen e videove në TikTok një tentativë që i bëhet asaj për t’i prishur imazhin. Ajo ndër të tjera thotë se ndihet keq për publikimin e atyre videove.

 

I bëhet atentat me armë ministrit, dyshohet se ka ndërruar jetë vajza e tij dhe truproja

Një atentat ka ndodhur ndaj një ministri në Uganda, ku mbetën të vrarë truproja dhe vajza e tij, ndërkohë që vetë ai mori lëndime të lehta, dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Të martën në mëngjes, një makinë që transportonte Katumba Wamala, një ish gjeneral i ushtrisë dhe ministër aktual i punëve dhe transportit, u sulmua në periferi të Kampala të Kisota.

Një zëdhënëse e ushtrisë i tha Reuters se Wamala kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në spital. Në foto dhe video ministri mund të shihet duke qëndruar pranë makinës, me krahët e mbuluar me gjak.

Zëdhënësi gjithashtu tha që truproja i Wamala ishte vrarë. Raportet e pakonfirmuara të medias pretendojnë se vajza e ministrit, Brenda Wamala, gjithashtu vdiq në sulm. Fotot tregojnë një grua të re të shtrirë në ndenjëset e pasme të makinës. Vrimat e plumbave mund të shihen në dritaren e pasme të djathtë, ku ajo ishte ulur.

Wamala më parë shërbeu si inspektor i përgjithshëm i policisë nga 2001-2005 dhe komandant i Forcës së Mbrojtjes së Popullit Uganda (UPDF) nga 2013 deri në 2017, përpara se të kalonte në politikë.

Pesë rreziqet e mandatit të tretë

Nga Andi Bushati

Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamundësinë e përmbysjes së sistemit, por edhe atë të rotacionit të kukullave që janë në krye të tij. Ato flakën tej iluzionin e ndryshimit me votë të një regjimi autokratik dhe sanksionuan fillimin e letargjisë së gjatë nën sundimin e një njeriu.

Po ti shohim një e nga një, të gjithë faktorët e kontrollit dhe drejtpeshimit të pushtetit kanë tendencë që të jenë në regres.

Kështu DREJTESIA dhe propaganda rreth reformimit të së cilës që i ka shpenzuar të gjitha bateritë, nuk do të ketë shanc të ngrejë kokë. Në një piramidë autokratike do të ishte idiotësi të imagjinoje një prokurori dhe gjyqësor të pavarur.

Ata, të gjithë sëbashku, tani do të jenë të detyruar të zhveshin edhe maskën e paanësisë.

Provat e fillestare tashmë i kemi para syve. Menjëherë pas zgjedhjeve, me konfirmimin e zgjatjes së pushtetit të Ramës, kosa e ndëshkimeve po bie, ose mbi kundërshtarët politikë, ose mbi personazhet e anatameuar prej tij. Askush nuk është aq naiv që të mos i shohë të lidhura me fatin e 25 prillit sekuestrimet e pronave të gjyqtarëve të lartë, apo rihapjen e çështjes së Fatmir Mediut për Gërdecin.

Natyrisht, që të bëra në kohën e duhur, ato do të ishin të mirëseardhura, por përkimi i tyre me momentin e triumfit të rilindjes është një ogur i keq. Ai tregon se drejtësia është futur në rrugën pakthim të nënshtrimit përfundimtar ndaj politikës. Pra pikërisht në të kundërtën e asaj për të cilën u pretendua se do të reformohej.

Edhe MEDIAT nuk janë në gjendje më të mirë. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë tentativë të minutave të fundit për të kapur organe si AMA me sharlatanët e parlamentit të vjetër, ndërkohë që shqiptarët kanë kthyer në kuvend opozitën reale. Thelbi i nënshtrimit konsiston në heshtjen e turpshme të mediave të mëdha ndaj akuzave që rëndojnë mbi pushtetin.

Nuk është një tezë e re, por mjafton të përmendësh faktin se asnjë nga programet televizive të mbrëmjes nuk ka këllqe të bëjë temë të tij kryesore debatin (shikoni pra theshtë debatin jo investigimin e fakteve) nëse u ble vota, por vazhdojnë të merren vetëm me fatin e Bashës apo të Metës, duke dëshmuar se makineria e propagandës është vënë në funksion të shplarjes masive të trurit.

TV kryesore, pa përjashtim, janë bërë autoporlantë të mesazheve qeveritare, zërat kritikë seriozë janë gjithnjë e më të pakët dhe kudo ekziston një konsensus për të pranuar rendin aktual të gjërave. Në këto kushte, askush nuk do të guxojë më të transmetojë, kronika si ato për dasmën e Veliajt, që bëri televizioni tashmë i mbyllur Agon Channell, apo emisione si ato për skandalin e unazës së re, që sollën pezullimin e gjatë të “Të paekspozuarve”.

Një goditje të rëndë kanë marrë edhe LEVIZJET QYTETARE. 25 prilli u ka prerë krahët të gjithë atyre që mendonin se kishte vlerë të denoncoje korrupsionin dhe të militoje për ruajtjen e trashëgimisë, si në rastin e Teatrit Kombëtar. Studentët e universiteteve që dolën në rrugë, kuksianët që shkallmuan traun e autostradës së veriut, banorët e Astirit që regjistruan një nga rezistencat më të gjata në vend, adoleshentët që dogjën dhe shkatërruan në emër të moshatarit të tyre Klodian Rasha, kanë kuptuar më në fund se angazhimi i tyre vlen shumë më pak se një thes me para që mund të harxhojnë në pak kohë Toma edhe Qifja.

Nuk do të jetë çudi që ky lloj zhvlerësimi i militantizmit qytetar të pa politizuar, do të ketë pasoja afatgjata dhe do ndikojë në pllakosjen e apatisë dhe nënshtrimit, të cilat janë të rrënjosura prej kohësh në instiktet shqiptare të mbijetesës.

Eshtë paradoksale të mendosh se edhe DIPLOMATET e vendeve kryesore të perëndimit e kanë zbehur fuqinë e tyre të arbitrit drejtëpeshues, që kanë ushtruar deri në mesin e viteve 2000. Po të shohësh deklaratat dhe qëndrimet e tyre të fundit, shqetësimi që lexohet qartë ka të bëjë me ruajtjen e stabilokracisë dhe me presionet ndaj opozitës, për pranimin e një loje nga e cila ajo ka dalë e vjedhur. Shprehjet se PD duhet të futet në parlament, të shoqëruara me mesazhet shantazhuese ndaj Berishës dhe Metës e tregojnë qartë këtë. Dhe kjo nuk është një praktikë e re. Ata nuk janë këtu për ti rënë murit me kokë. Nuk i takon atyre të përmbysin regjimet tona. Madje praktika tregon të kundërtën. Emisarët perendimorë ishin shumë më tepër kritikë me Erdoganin, kur ai shfaqi shenjat e para të vrasjes së demokracisë, sesa janë sot. Kur nuk e shpëtojnë dot shtetin e së drejtës, ata përpiqen thjeshtë të mbajnë në këmbë fasadën e tij. Këtë po bëjnë edhe në Shqipëri në mënyrën më komike të mundshme.

Bashkë me elementët e mësipërm ka vdekur njëkohësisht edhe shpresa e korigjimit nga BRENDA PS. Natyrisht, këtu fjala nuk është për një puç pallati në radhët e rilindjes që do të kriste karrigen e Ramës. Por edhe iluzioni i disa zërave që do të përpiqeshin të thërrisnin në kufijtë e arsyes arratisjet autoritare të liderit tashmë është i kotë. Përjashtimi i Ditmir Bushatit që guxoi të ngrinte zërin kundër ndarjes së Kosovës, apo poshtërimi i Pandeli Majkos, që një herë të vetme doli nga reshti për të mos votuar shembjen e teatrit, nuk lë më vend për dyshime. I vetmi që i rrezistoi rrufeve ndëshkuese të liderit, ishte Fatmir Xhafaj. Por me sa duket ai është përjashtimi që përforcon rregullin.

PS tani është kopeja e individëve të nënshtruar, që jo vetëm nuk ngjall asnjë shpresë, qoftë edhe për korigjime të vogla, por që sa më shumë kohë të kalojë, do të gëlojë nga klonë të erionvelizuar.

Pra 25 prilli nuk është vetëm data e mandatit të tretë. As vetëm një episod i manipulimit të zgjedhjeve dhe vjedhes së votës, nga ato që kemi parë rëndom. Ai është shumë më tepër se kaq. Ai shënon një pikë kthese. Atë kur shoqëria ka humbur pothuajse të gjitha levat e kotrollit, valvulat e shkarkimit dhe aftësinë korigjuese ndaj një regjimi që po shkon drejt humnerës. Nëse kur erdhën në pushtet, Rama dhe PS premtuan ri-lindjen e vendit dhe demokracisë, tani është momenti kur po i zhysin ato, andej nga patën dalë.

Operacioni “Allias”, arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 24 vite burg për trafik droge është kapur në Tiranë.

Operacioni i realizuar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias” ku u bë e mundur kapja e tij në sheshin “Rilindja”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania  dhe  Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.