Menu

Author Archives: Admin2

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë njëri nga elektriçistët

Një nga dy elektricistët që një ditë më parë ranë në kontakt me rrymën elektrike në Gjirokastër, kanë humbur jetën. Policia konfirmoi këtë të Martë se dy elektricistët e OSHHE-së ishin duke punuar një ditë më parë për rregullimin e një linje në lagjen Gërhot, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Lidhur me ngjarjen, është arrestuar drejtuesi i punimeve të OSSH-së dhe është proceduar një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër.

Policia njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh.O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit G.C.  dhe A.T..

Shtetasi G.C. ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër.

 

Arbana Osmani operon djalin, ja mesazhi i saj për festën e 1 qershorit

1 Qershori është Dita e Fëmijëve, prandaj lumturia reflektohet në çdo vend. Nuk ka se si rrjetet sociale të bëjnë përjashtim.

Më e fundit që ka uruar është moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka zbuluar se djali i saj i madh ka operuar bajamet.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka deklaruar se mendimi i saj shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin”, ka shkruar Arbana.

 

E rëndë në Tiranë, 9-vjeçarja bie nga lartësia e pallatit ku banon

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 9-vjeçare ka rënë nga banesa ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në rrugën Migjeni, bën me dije policia.

Akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, teksa është transportuar për në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/ Arrestohen dy persona, shpërndanin drogë

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona, pasi shpërndanin drogëra të forta në doza të vogla.

Sipas informacionit të policisë në pranga kanë rënë 31-vjeçari S.B dhe 33-vjeçari E.Z (D) të dy banues në Elbasan.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën 33-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një peshore që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara  nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Elbasan/Informacion

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S.B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PS thërret Asamblenë Kombëtare. Çfarë vendimesh do të merren?

Partia Socialiste do thërrasë pasditen e nesërme më datë 2 Qershor Asamblenë Kombëtare. Në këtë forum të lartë vendimarrës pritet që të merren vendime të rëndësishme politike dhe organizative të kësaj force poltike.

Në axhendën e siguruar nga Alert.al mësohet se anëtarësia e AK do të miratojë vendimin për thirrjen e Kongresit më datë 12 Qershor.

Po ashtu në këtë mbledhje do miratohet p/vendimi për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ku sipas rezultateve paraprake PS arriti të fitojë 74 mandate për deputetë duke siguruar mandatin e tretë qeverisës.

Në Asamble, socialistët do miratojnë p/vendimin për thirrjen e zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të partisë, si dhe vendimin për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS do të zhvillohet on-line si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, edhe pse rastet e infektimeve kanë rënë ndjeshëm në vend. Në selinë e PS mësohet se do të jenë kryetari Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.

U kapën me para në makinë para zgjedhjeve, jepet vendimi nga GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg dy personat që u arrestuan para zgjedhjeve në Dibër, me një shumë të madhe parash në makinë, që dyshohet se do të përdoreshin për blerjen e votave.

Dy personat e arrestuar janë juristi i bashkisë Denis Xholi si dhe Albjon Ceku, aktivist i Partisë Socialiste pjesë e shtabit elektoral të kësaj force politike. Këta persona u ndaluan në hyrje të Maqellarës ku në makinën e tyre u gjet një shumë prej rreth 7 milionë lekësh të vjetra që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota.

Çështja ndaj tyre është hetuar nga SPAK, pasi është pjesë e krimeve zgjedhore, që është kompetencë e prokurorisë më të lartë në vend.

Dy të pandehurit kishin kërkuar një masë më të butë në apel, por kërkesa e tyre nuk është pranuar.

Në makinën që u bllokua fillimisht nga mbështetës të PD-së u gjetën para dhe një listë me emrat e personave që do iu shpërndaheshin ato, në këmbim të votave për socialistët.

Policia fillimisht hezitoi të ndërhynte, por me sinjalizimin e mediave, ata hapën makinën ku qëndronin dy të pandehurit dhe gjetën brenda saj shumën e parave.

PD dhe opozita në tërësi kanë hedhur akuza të forta për manipulimin e votave të 25 Prillit, dhe një nga qarqet e përmendura prej tyre është pikërisht dhe ai i Dibrës.

 

“SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi”, Lajçak: Shumë shpejt do të mbahet takimi Kurti-Vuçiç

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak gjatë konferencës, konfirmoi se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Pas pak ditësh do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç”, ka thënë ai.

Pamje të rënda/ Kishte dhunuar të dashurën dhe e kishte lidhur, vret veten live në Instagram pasi po ndiqej nga policia

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, qëlloi veten me armë, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram.

Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi akuzohej se abuzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

Sipas policisë, 28-vjeçari, shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuan fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

E dashura e tij u dërgua në spital me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në kokë e trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Lirohet nga burgu vrasësi i Giovanni Falcone, njeriu më i besuar i Toto Rinës

Një prej kriminelëve më të njohur në Itali, Giovanni Brusca është liruar nga burgu pas 25-vjetësh heqje lirie.

Ai njihet si një nga personat më besnik të Toto Rinës, kreut të bandës famëkeqe të Cosa Nostra-s.

Brusca akuzohet për qindra vrasje, por ndër ato që bëri më shumë bujë, ishte atentati ndaj ish-gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo.

Brusca ishte arrestuar në vitin 1996, e më pas, shprehu pendesën, duke bashkëpunuar me policinë. Lirimi i ish-mafiozit ka tronditur mbarë opinionin italian.

“Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon aspak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër.

Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë.

Në çfarë vendi jetojmë?” Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza, shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.

 

Nuk përmbahet më Adriana Matoshi/ Deputetja krahason lidhjen e saj me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Adriana Matoshi, edhe pse e kryqëzuar herë pas herë nga media dhe nga komentuesit për të dashurin e saj 19 vite më të ri duket sikur vazhdon e qetë romancën e  saj me futbollistin afrikan, Keith.

Këtë e tregon dhe në postimet që kjo e fundit hedh shpesh në rrjetet sociale. Së fundmi, në një foto të çiftit një komentues është shprehur rreth marrëdhënies.

“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”, ka thënë komentuesi.

Deputetja nuk ka hezituar t’i kthej një përgjigje me përmbajtje teologjike duke përmendur profetin Muhammed Alejhi Selam dhe se edhe ai e kishte gruan më të vjetër në moshë, dhe ishin shumë të lumtur bashkë.

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, u shpreh ajo.