Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Evropian ka propozuar Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, e cila është një plan ambicioz prej qindra faqesh për të kufizuar emetimet e karbonit, duke përfshirë termocentralet, veturat, aeroplanët, fabrikat dhe sistemet e ngrohjes në shtëpitë e banimit.
Sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen qytetarët evropianë tashmë ‘mund të zgjedhin një mënyrë më të mirë, më të shëndetshme dhe më të begatë për të jetuar’. Ajo gjithashtu shtoi se shpëtimi i klimës është detyra e brezit tonë sepse ka të bëjë më sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, dhe nuk ka detyrë më të madhe dhe më fisnike sesa kjo gjë. Sipas saj Europa tashmë është gati që të bëhet një lider në këtë drejtim.
Pas publikimeve tw propozimeve nga Komisioni Evropian, vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian duhet të negociojnë dhe më pas miratojnë secilin propozim.
Çfarë do të ndryshojë dhe sa shpejt?
Bashkimi Evropian ka propozuar kufizime më të ashpra në emetimet e karbonit nga veturat, dhe është duke konsideruar mundësinë e ndalimit të shitjes së makinave me benzinë dhe naftë nga viti 2035.
Në këtë mënyrë, makinat elektrike do të bëheshin më të përballueshme.
Për këtë arsye, në propozime është përmendur edhe obligimi i shteteve që të instalojnë mijëra karikues për makina në rrugët të gjata.
Alert.al/


