340 mijë doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë me një postim në Facebook se kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë. Po ashtu, Rama shton se numri total i vaksinave të mbërritur anë vendin tonë, tashmë e kalon shifrën 1 milion e gjysmë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një lajm të mirë e konsideron Ministrja e Shëndetësisë, edhe Ogerta Manastirliu, mbërritjen e këtyre dozave të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit. Me një postim në Facebook, Manastirliu bën me dije se do të vijojnë ditë e hapura të vaksinimit, ndërsa shton po ashtu se do të ulet edhe fasha e vaksinimit, për t’i dhënë mundësi më shumë qytetarëve të vaksinohen.
“Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19”, shkruan Manastirliu. Megjithatë, kërkesa e qytetarëve është për të marrë vaksina perëndimore të njohura nga BE. Kjo lidhet edhe me nevojen per te levizur ne vendet e BE-së.
alert.al/


