Menu

Quit Sense, aplikacioni nga Inteligjenca Artificiale për lënien e duhanit

Inteligjenca Artificiale (AI) ka krijuar aplikacionin e parë në botë për lënien e duhanit. Aplikacioni inteligjent Quit Sense arrin të kuptojë se kur doni të pini cigare dhe ju pengon ta bëni.

Aplikacioni gjithashtu ofron këshilla se si të lini duhanin. Sipas studimit të shkencëtarëve në Britani, ky aplikacion ndihmoi shumë duhanpirës që të linin duhanin.

“Ne e dimë se përpjekjet për të lënë duhanin shpesh dështojnë sepse dëshira për të pirë duhan nxitet duke qenë në vende ku njerëzit pinë duhan. Kjo mund të ndodhë për shembull në një lokal ose në punë.

Quit Sense është një aplikacion inteligjent që mëson për kohën, vendndodhjen dhe shkaktarët që të çojnë drejt pirjes së duhanit. Aplikacioni u dërgon mesazhe përdoruesve duke i frenuan që të pijnë duhan”, tha mjekja Chloe Siegele-Brown nga Universiteti i Cambridge, i cili krijoi aplikacionin.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts