Enriko Çeko Ekspert Ekonomie dhe Pedagog, i ftuar në “Alert” moderuar nga Granit Sokolaj tha se
Banka Qendrore është institucioni përgjegjës për politikën monetare, inflacionin dhe nivelin e çmimeve në një vend. Ajo kontrollon ofertën e parasë, normat e interesit dhe shpall çdo mëngjes në orën 9 kursin e këmbimit. Ai theksoi se tregu është tronditur nga rënia e euros, e cila ka zbritur nga 140 lekë në 97 lekë brenda një periudhe shumë të shkurtër. Sipas tij, një zhvlerësim kaq i madh i një monedhe ndërkombëtare përballë lekut, në një ekonomi si Shqipëria, lidhet me synimin për të reduktuar buxhetin e shtetit nga 75% në 58%, duke sjellë këto pasoja në treg.


