Menu

Eksperte Ekonomie

Luftë vs Çmime / Radonshiqi: Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndëshkojë abuzimet në treg

Përshkallëzimi i tensioneve ndërkombëtare dhe pasiguritë tregjet globale po rrisin shqetësimet edhe për ndikimin mund kenë ekonominë shqiptare, veçanërisht rritjen e çmimeve produkteve bazë.

E ftuar një lidhje drejtpërdrejtë emisionin Alert” Ora News, ekspertja e ekonomisë Romin Radonshiqi u shpreh se një nga problemet kryesore Shqipëri mbetet spekulimi treg dhe rritja abuzive e çmimeve, sipas saj reflektohet shumë shpejt se vendet e tjera.

Radonshiqi theksoi se vendi përballet me një situatë ku kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat mbeten dukshëm ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, çka e bën edhe ndjeshëm ndikimin e rritjes çmimeve për qytetarët.

Sipas saj, këto kushte Autoriteti i Konkurrencës duhet marrë masa forta, deri edhe pezullimin e aktiviteteve disa bizneseve abuzojnë me çmimet, mënyrë krijohen precedentë dhe parandalohet spekulimi treg.

Ekspertja nënvizoi gjithashtu nevojën për një vendimmarrje fortë institucionale, duke theksuar se shpesh çmimet treg nuk përcaktohen nga mekanizmat realë tregut, por nga vendimet e vetë tregtarëve.

Luftë vs Çmime / Preçi: Çmimet rriten shpejt dhe nuk kthehen më në nivelin e mëparshëm

Goditja ndaj një prej rafinerive mëdha prodhuese gazit dhe paralajmërimet drejtuar Europës se do të “paguajë çmimin”, kanë shtuar pasigurinë tregjet ndërkombëtare dhe kanë përkeqësuar situatën ekonomike globale.

I ftuar emisionin Alert” Ora News, eksperti i ekonomisë Zef Preçi u shpreh se tregjet botërore ndodhen ende fazën e parë panikut dhe spekulimeve, duke paralajmëruar se ndikimi i krizave globale reflektohet shpejt edhe ekonominë shqiptare.

Sipas tij, Shqipëri ekziston një traditë e keqe ku qeveria dhe biznesi shpesh e shfrytëzojnë konsumatorin, ndërsa çdo krizë ndërkombëtare përkthehet rritje çmimesh, sidomos për produkte bazë si drithrat dhe karburantet.

Preçi theksoi se, ndryshe nga tregjet ndërkombëtare ku çmimet korrigjohen me kalimin e kohës, Shqipëri ato rriten shpejt, por rrallë kthehen nivelin e mëparshëm, duke rënduar tej mbi familjet shqiptare.

Eksperti paralajmëroi gjithashtu se rreth 42% e popullsisë ndodhet pranë kufirit varfërisë, dhe edhe një rritje e vogël e inflacionit mund ta përkeqësojë tej situatën ekonomike konsumatorëve.

Luftë vs Çmime / Ekspertët: Krizat ndërkombëtare po ushqejnë spekulimet në treg

Këtë të premte në emisionin “Alert”Ora News u diskutua rritja e çmimeve të karburanteve dhe ndikimi i tensioneve gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonominë shqiptare. Të ftuar në studio ishin drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Mateo Spaho, dhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë online ishte edhe ekspertja e ekonomisë Romin Radonshiqi.

Gjatë diskutimit, Mateo Spaho ngriti shqetësimin për rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve në vend, duke theksuar se një reagim kaq i shpejtë është i pajustifikuar nëse merret parasysh kuadri ligjor që detyron kompanitë të mbajnë rezerva karburanti deri në tre muaj. Sipas tij, rritjet brenda pak ditësh janë tregues i mundshëm i abuzimeve në treg dhe lidhen edhe me mungesën e reagimit të institucioneve përgjegjëse.

 

Nga ana tjetër, eksperti Zef Preçi u ndal te situata ndërkombëtare, duke theksuar se tensionet në Lindjen e Mesme dhe goditjet ndaj infrastrukturës energjetike kanë krijuar panik dhe spekulime në tregjet globale. Ai tha se ndikimi në çmimet e energjisë dhe karburanteve ka nisur të ndihet, por theksoi se bota ndodhet ende në fazën e parë të reagimit të tregjeve.

Në lidhje online, ekonomistja Romin Radonshiqi theksoi se shqetësimi kryesor për Shqipërinë mbetet spekulimi i tregut, pasi sipas saj në vend çmimet shpesh rriten shumë më shpejt se sa reflektojnë realisht zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Ajo nënvizoi se në situata krizash apo tensioni gjeopolitik, shpesh përfiton tregtari ndërsa kostoja e jetesës për qytetarët rritet.

Ekspertët theksuan gjithashtu nevojën për një monitorim më të fortë institucional dhe ndërhyrje të autoriteteve për të shmangur abuzimet në treg, duke mbrojtur konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve të karburanteve.

Çmimet e karburanteve nisin rritjen, Spaho ngre alarmin për abuzim nga kompanitë

Rritja e menjëhershme e çmimeve të karburanteve në pikat e tregtimit në vend ka ngritur shqetësime për abuzime të mundshme nga ana e kompanive të hidrokarbureve.

Sipas Drejtorit të Institutit Liberal “Pashko”, Mateo Spaho, i cili ishte i ftuar në emisionin “Alert”, në ” Ora News”, këto rritje janë të pajustifikuara, duke marrë parasysh kuadrin ligjor në fuqi, i cili detyron operatorët të mbajnë rezerva për të përballuar situata të tilla.

“Ne kemi teorikisht një ligj që thotë që duhet që kompanitë të kenë një rezervë deri në tre muaj , në raport me konsumin që vendi ka.

Gjë gjë që do të thotë që duhet që kjo krizë të zgjasi tre muaj që të fillojmë të ndjejmë, sipas ligjit, pasojat.

Në raport me çfarë ka ndodhur në vitin 2022-2023, me fillimin e luftës në Ukrainë, ne vumë re që brenda ditës u rritën çmimet.

 

Që është një shenjë e drejtpërdrejtë e abuzimit. Abuzimi ndodh në momentin kur institucionet shtetërore nuk bëjnë mirë punën e tyre.

 

Pra, dikush gjen shesh për të bërë përshesh. Çfarë po ndodh tani? E kam deklaruar se me informacionet që disponojmë, nëse kjo krizë do të zgjasi dy javë e lart, Shqipëria realisht do ketë nevojë për, le të themi kështu, për për një rishikim të çmimit të karburanteve dhe të naftës. Por, vetë ju thatë sot që që sot kanë filluar rritjet e çmimeve.

Që pardje. Atëherë, janë të gjitha raste abuzimesh”, u shpreh Spaho.

Preçi: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, të nxitura nga veprimet e Iranit, po krijojnë një valë paniku dhe spekulimi në tregjet globale. Goditja ndaj njërës prej rafinerive më të mëdha prodhuese të gazit dhe paralajmërimet publike drejtuar Europës se “do të paguajë çmimin”, kanë shkaktuar një përkeqësim të menjëhershëm të situatës ekonomike.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News” ishte Zef Preçi, ekspert ekonomie, i cili shprehu se bota ndodhet ende në fazën e parë të panikut dhe spekulimeve.

“Po kështu dhe Europën, për të cilën kanë thënë publikisht që pse mos të hesht se do paguajë çmimin. Dhe çmimi është pikërisht përkeqësimi i situatës në tregje.

Po kaq e vërtetë është që Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të garantuar lundrimin e lirë në ngushticën e Hormuzit, çka do të thotë që edhe në qoftë se ka një lloj vetëfrenimi të tregtisë apo të një numri anijesh që kalojnë në atë ngushticë, është 20% e tregtisë botërore, përsëri pritet që të ketë një lloj normalizimi.

Pra është një lloj angazhimi, një lloj detyrimi që Shtetet e Bashkuara kanë në raport me pjesën tjetër të botës. Pa hequr dorë nga objektivi strategjik i tyre që është ndryshimi i regjimit në Iran.

 

Kështu që e parë, jemi në fillimet e këtij procesi dhe është e vështirë të thuash sa mund të ndikojë.

Ajo që pranohet gjerësisht tashmë është që ndikimi ka filluar edhe pse janë vetëm pak ditë, por mendoj që jemi akoma në fazën e panikut dhe të spekulimit. 

Është e lexueshme që ndryshimet në strategjinë që ndjek Irani duke sulmuar pikat nevralgjike, kryesisht burimet e energjisë, sepse ai territor, Lindja e Mesme ka më shumë se 60% të potencialit botëror të lëndëve energjitike, naftë dhe gaz, kuptohet që goditja e tyre ndikon në zhbalancimin e raportit kërkesë-ofertë”, u shpreh Preçi.

Radonshiqi zbardh skemën: Ja si pasurohen bizneset në kurriz të shqiptarëve sa herë ka krizë

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në Ora News, ekspertja e ekonomisë Romin Radonshiqi u shpreh se shqetësimi kryesor për Shqipërinë në rast të përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare mbetet spekulimi i tregut dhe rritja abuzive e çmimeve, që sipas saj reflektohet shumë më shpejt se në vendet e tjera.

“Unë do të doja ta nisja me një sqarim në makro. Unë mendoj që fuqitë e mëdha dhe vendet të cilat janë përfshirë dhe por se janë dhe të përfshirë në luftë, unë mendoj që ato pak a shumë e e parashikonin që një luftë e tillë dhe mund të ndodhte dhe kanë skenare se si të mbajnë ekonominë, të paktën për një periudhë afatshkurtër.

Ajo çka më shqetëson është pikërisht Shqipëria dhe e them këtë sepse në Shqipëri ka spekulime tregu dhe në momente ku s’ka luftë.

Imagjinoje, neve kur kemi festa, kemi spekulime tregu. Dhe them festa se këtu kam parasysh muajin e dhjetorit ku kemi parë që kemi rritje abuzime të çmimeve.

Ndërkohë që, në momentin që ne kemi lajme që ndoshta mund të jetë kjo luftë, mund të zgjasë dhe, dhe vetëm një muaj, edhe nëse nuk do të ketë një impakt indirekt, sepse deri në një muaj, domethënë, besoj se ekonomia shqiptare, ka mundësi deri në tre muaj të ketë rezerva dhe të mbajë ekonominë.

Por në Shqipëri brenda 24 orësh, reflektohen gjithmonë spekulimet e tregtarëve dhe në raste të tilla në Shqipëri fiton tregtari, fiton biznesmeni, ndërkohë që humb qytetari.

Dhe institucionet për mbrojtjen e konsumatorit ndonjëherë janë të vonuar, ose monitorojnë çmimet e produkteve, por nga ana tjetër thjesht monitorojnë dhe nuk vendosin gjoba apo nuk marrin masa me qëllim që këto pozita dominuese apo spekulatorët e tregut të marrin atë që meritojnë.

Dhe mua kjo më shqetëson pasi duhet të themi që rritja e çmimeve, sidomos në mënyrë abuzive, pra pa pasur efekte,  siç mund të themi për shembull, nëse rriten çmimet në tregjet globale, patjetër që ne jemi importues dhe do të kemi dhe ne një një rritje çmimesh të të importuar pikërisht nga këto produkte, por në Shqipëri, ndodh prapë, pa ndodhur rritja e çmimeve në në Europë, për shembull, apo ndoshta pa ndodhur rritja e çmimeve në bursë, tek ne reflektohet brenda 24 orëve apo ndoshta më shpejt.

Dhe kjo është ajo që mua më shqetëson. Ndërkohë që në momentin që ne kemi stabilitet të tregjeve ndërkombëtare apo të tregjeve financiare, ne nuk reflektojmë apo të bursave, ne nuk reflektojmë ulje çmimesh. Pra, në Shqipëri njohim vetëm rritje çmimesh.

Pse? Sepse tregtarët kanë psikologjinë e çmimit. Ato e dinë shumë mirë që qytetarët këtu u mësuan me këtë çmim dhe nuk bëhen një ulje çmimi, dhe nëse bëhet një ulje çmimesh të produkteve apo të shërbimeve, ajo është e papërfillshme dhe në raste të tilla pra, në raste luftrash apo probleme gjeopolitike, gjithmonë në Shqipëri fiton në mënyrë abuzive tregtari dhe në mënyrë të padrejtë rritet kosto e jetesës në Shqipëri dhe qytetari”, u shpreh Radonshiqi.

Bojkotimi i Marketëve në Ballkan/Çeko: Rënia e Euros dhe Politikat Monetare, Pasojat për Ekonominë Shqiptare

Enriko Çeko  Ekspert Ekonomie dhe Pedagog, i ftuar në “Alert” moderuar nga Granit Sokolaj tha se

Banka Qendrore është institucioni përgjegjës për politikën monetare, inflacionin dhe nivelin e çmimeve në një vend. Ajo kontrollon ofertën e parasë, normat e interesit dhe shpall çdo mëngjes në orën 9 kursin e këmbimit. Ai theksoi se tregu është tronditur nga rënia e euros, e cila ka zbritur nga 140 lekë në 97 lekë brenda një periudhe shumë të shkurtër. Sipas tij, një zhvlerësim kaq i madh i një monedhe ndërkombëtare përballë lekut, në një ekonomi si Shqipëria, lidhet me synimin për të reduktuar buxhetin e shtetit nga 75% në 58%, duke sjellë këto pasoja në treg.

Radoshniqi: Zhvlerësimi i Euros Duhet të Reflektohet në Çmime, Institucionet të Ndërhyjnë ndaj Abuzimeve

Dr. Romina Radoshniqi Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie, e ftuar në “Alert” moderuar nga Granit Sokolaj tha se  Shqipëria I ka rreth  100% mbështëtese tregjet europiane ,ndërkohë që duke ju referuar  produketve të importuara  nga europa , këto produkte mbartin kosto shtesë, si ato të transportit dhe fiskale, çka ndikon në çmimin final. Duke marrë parasysh se paga mesatare në Shqipëri është rreth katër herë më e ulët se në vendet europiane, kjo varësi e plotë bëhet problematike për konsumatorët shqiptarë.

Ajo theksoi se zhvlerësimi i euros për importuesit duhet të ishte reflektuar me ulje çmimesh në tregun shqiptar, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas saj, përgjegjësia nuk qëndron vetëm te tregtarët, por edhe te institucionet shtetërore, të cilat duhet të ndërhyjnë për të monitoruar dhe parandaluar përfitimet abuzive.

Dr. Radoshniqi nënvizoi se rritja e çmimeve në Shqipëri vjen si pasojë e një sërë faktorësh, duke përfshirë nivelin e TVSH-së, abuzimet e tregtarëve dhe mungesën e reagimit nga institucionet. Në fund të fundit, kjo situatë rëndon drejtpërdrejt mbi buxhetin e çdo qytetari.

Sipas saj, qytetarët duhet të ndryshojnë qasjen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Nëse institucionet, të cilat financohen nga taksat e qytetarëve, nuk kryejnë detyrën e tyre, atëherë duhet të ketë një reagim. Ajo sugjeroi se një mënyrë presioni mund të jetë bojkoti i produkteve me çmime abuzive, duke treguar se konsumatori ka një rol kyç në tregun e lirë.

Në përfundim, Dr. Radoshniqi tha se biznesi duhet ta shohë konsumatorin si partner, ndërsa qeveria duhet të krijojë një ekuilibër mes interesave të biznesit dhe nevojave të qytetarëve, duke siguruar një treg të ndershëm dhe të qëndrueshëm.