Menu

ALERT-E

Ushqim për foshnja në Kosovë dhe Maqedoni, i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm. Institucionet, asnjë komunikim

Një sasi ushqimi për foshnja me një bakter të rrezikshëm është shpërndarë në tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Siç ka njoftuar Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Evropian (Rapid Alert System for Food and Feed – RASFF), në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është shpërndarë një ushqim për foshnja, i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus. Siç njofton RASFF, “Infant food” është prodhuar në Holandë dhe është shpërndarë në vend të ndryshme të BE, si dhe, ndër të tjera në Ballkan, edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Megjithëse nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, edhe pse Alert-i është publikuar në RASFF më 16 dhjetor, Qendra ALERT njofton konsumatorët për rrezikun e këtij produkti.

Nga analizat e kryera në Holandë, ka rezultuar pranian e Bacillus Cereus 580 cfu/gr., ndërkohë që nuk duhet të ketë porezencë të bakterit.

Bacillus Cereus është një bakter gram-pozitiv anaerob, i cili prodhon toksina. Ky bakter mund të gjendet në tokë, bimë dhe ushqim. Zakonisht shkakton sëmundje të zorrëve duke dhënë simptoma si të vjella dhe diarre. Këto simptoma shfaqen 1-6 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Gjithashtu ai mund të bëhet shkak për infeksione serioze te individët me imunitet të dobët dhe mund të shkaktojë septicemi si dhe endoftalmit, të cilat mund të çojnë deri në humbje të shikimit.

Bacillus Cereus është i lidhur ngushtë me prodhimin e ekzoenzimave intestinale ose ekstraintestinale që dëmtojnë indet. Këto toksina të sekretuara përfshijnë katër hemolizina, tre fosfolipaza të ndryshme, një toksinë që shkakton të vjella dhe proteaza.

#QendraALERT

Nestlé tërheq qumështin formulë Nidina Optipro 1: Ndotje e mundshme mikrobike

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar një tërheqje paraprake nga prodhuesi i një serie qumështi formulë Nidina Optipro 1 të markës Nestlé, raporton Ilfattoalimentare.it. Arsyeja e deklaruar në njoftimin e tërheqjes është prania e ndotjes së mundshme mikrobiologjike. Produkti i prekur shitet në kanaçe 800 gramë (gjithashtu të shpërndara në pako 6×800 gramë) me numër serie 52850346AD dhe një datë përdorimi para (BMD) më 31/10/2027, dhe në pako 2×600 gramë me numër serie 52860346BB dhe një datë përdorimi para 30/04/2027. Zinxhiri dm Drogerie Markt gjithashtu raportoi tërheqjen.

Nestlé Netherland BV prodhoi qumështin formulë të tërhequr. Fabrika e prodhimit ndodhet në Laan 110, në Nunspeet, Holandë.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos përdoret formulë me numrat e serisë dhe afatin minimal të ruajtjes të treguar më sipër. Konsumatorët që mund të kenë në zotërim produktin e tërhequr mund ta kthejnë atë në vendin e blerjes.

KUJDES!!! Ky qumësht, megjithëse ende nuk ka një Alert zyrtar nga RASFF, mund të gjendet dhe në Shqipëri e Kosovë, në markete, farmaci apo rrjete të ndryshme të shitjes me pakicë.

Chlorpyrifos në kastraveca turshi nga Kosova

Sistemi i Nioftimit të Shpejtë i Komisionit Evropian për Sigurinë Ushqimore (RASFF) ka njoftuar se një ngarkesë me kastraveca turshi nga Kosova, kanë rezultuar me pesticidin Chlorpyrifos në Slloveni.

Substanca e paautorizuar është zbuluar nga autoritetet e Sllovenisë gjatë kontrollit dhe marrjes së mostrave të markete për produktin kosovar.

ALERT! Mjalt nga Moldavia me Metronidazol, nëse e keni blerë, mos e konsumoni

Një mjalt i prodhuar në Modavi është njoftuar se përbën rrezik për konsumatorët, për shkak të përmbajes së një substance të ndaluar. AKU njofton se, Shqipëria është njoftuar nga RASFF më 06.11.2025, ku pas kontrolleve të kryera nga Italia, është konstatuar “ Substancë e ndaluar metronidazole në mjaltë  nga Moldavia”.

Sipas AKU, emri i produktit ështrë „Miele Ambrosoli“ me Lot: LD0307 dhe datë skadence 31.03.2028.

„AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë nuk ka konstatuar gjendje të produktit në treg. AKU bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat që e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU.

Ndërkohë, në fund të javës së kaluar, Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi se disa supermarkete njoftuan një tërheqje të llojeve të ndryshme të mjaltit Ambrosoli për shkak të rreziqeve kimike.

Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi një tërheqje nga prodhuesi të disa grupeve dhe llojeve të mjaltit të markës Ambrosoli për shkak të pranisë së mbetjeve të kimike. Sipas njoftimit RASFF 2025.8251, mjalti i tërhequr, me origjinë nga Moldavia, përmbante 2.70 µg/kg metronidazol, një antibiotik dhe antiprotozoar që përdoret gjithashtu në mjekësinë veterinare, kufiri ligjor i të cilit është 0 µg/kg.

#Qendra ALERT

Një masë e fortë e panjohur gjendet në produktin "Gurabie e kuqe", rrezik për konsumatorët?

Një rast shqetësues është konstatuar së fundmi në një paketë me gurabi të kuqe, të blerë në një dyqan ushqimor në Tiranë, ku brenda produktit është gjetur një masë e fortë e panjohur. Konsumatorja që bëri blerjen mbeti e habitur dhe e shqetësuar nga prania e këtij objekti, i cili nuk ka asnjë lidhje të dukshme me përbërësit normalë të një gurabie.

Pamjet tregojnë qartë një trup të fortë, me përmasa të vogla, por potencialisht të rrezikshme në rast gëlltitjeje – veçanërisht për fëmijët ose të moshuarit. Aktualisht nuk dihet natyra e saktë e materialit, por prania e tij tregon një mungesë serioze kontrolli në procesin e prodhimit apo paketimit.

Ky rast ngre pyetje të forta: Si është e mundur që një produkt i tillë të kalojë proceset e kontrollit të cilësisë dhe të dalë në treg? A kemi të bëjmë me një rast të izoluar, apo me një problem më të thellë në zinxhirin e prodhimit?

Autoritetet përgjegjëse, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), duhet të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar ngjarjen dhe për të garantuar se raste të tilla nuk do të përsëriten.

Në një kohë kur siguria ushqimore duhet të jetë prioritet, ngjarje të tilla tregojnë nevojën për më shumë transparencë, përgjegjësi dhe kontrolle të rrepta ndaj produkteve që konsumojmë çdo ditë. Mbrojtja e konsumatorit nuk është opsion – është detyrim.

Autore: Diola Sokoli

Anëtare e Rrjetit të Gazetarëve për Mbrojtjen e Konsumatorit, i krijuar në kuadër të projektit „Alert për Mbrojtjen e Konsumatorit“, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.

 

Specat e bllokuar në Kroaci, në sasinë 8.2 ton. Ja raport-analizat

Qendra ALERT ka mundur të sigurojë raport-analizat e autoriteteve të Kroacisë, ndërsa ka mësuar dhe sasinë e bllokuar e kthyer mbrapsht.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 8216 kg speca, që u bllokuar nga autoritetet kroate, pas analizave të kryera dhe që rezultuan me përmbajtjen e 3 pesticideve të ndaluara për përdorim, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Sasia e specave është kthyer drejt Shqipërisë dhe deri në orën 14:00 të datës 1 tetor, nuk kishte mbërritur ende në territorin e Shqipërisë. Me pas, do të jetë detyrë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë rajonale në Fier të këtij institucioni, që të ndjekë ngarkesën deri në kthim e asgjësim, me qëllim moslejimin e daljes së specave në tregun vendas.

Specat u nisën nga Divjaka dhe sistemi RASFF e publikoi njoftimin më 29 shtator.

@Qendra ALERT

Tre pesticide të ndaluara në speca nga Divjaka, Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën e radhës nga Shqipëria

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ka njoftuar për një ngarkesë tjetër të konstatuar me probleme në Kroaci e të kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, në datën 29 shtator.

Bahet fjalë për një ngarkesë me speca të djegës, e cila është ndaluar e analizuar në Kroaci. Sipas njoftimit të Sistemit të Alarmit të Shpejtë për Produktet Ushqimore,  në ngarkesën në fjalë kanë rezuluar tre pesdicide të ndaluara dhe konkretisht, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Sasia e specave nuk është asgjësuar nga autoritetet e Kroacisë, por është kthyer në Shqipëri me regjimin e lejimit të udhëtimit “nën vula doganore”. Sasia, siç meson Qendra ALERT është e nisur nga Divjaka, nga një eksportues i asaj zone.

Flonicamidi është një insekticid sistemik, që synon kryesisht insektet thithëse si afidet, mizat e bardha dhe tripset. Klorfenapira është një pro-insekticid me spektër të gjerë që i përket klasës së kimikateve të pirolit, i cili vepron duke u aktivizuar në trup për të prishur prodhimin qelizor të ATP-së, duke çuar në ngordhjen e insekteve. Ndërsa Tebufenpyrad është një insekticid dhe akaricid që përdoret gjerësisht në serra.

@Qendra ALERT

Miell gruri nga Sllovenia me pestidicin Chlorpyrifos-ethyl gjendet në tregun e Kosovës. AUVK në “gjumë”

Në tregun e Kosovës është futur dhe mund të gjendet ende miell gruri me origjinë nga Sllovenia i kontaminuar me pesticidin Chlorpyrifos-ethyl. Sistemi i Njoftimit të Shpejtë i Bashkimit Evropian (RASFF) ka njoftuar se një sasi mielli i prodhuar në Slloveni dhe I future dhe në tregun e Kosovës, por I shpërndarë edhe në Austria, Bullgari, Kroaci, Francë, Gjermani, HUngari, Holandë dhe Suedi duhet të tërhiqet menjëherë nga tregu. Kjo, pasi është i kontaminuar me pestidicidin Chlorpyrifos-ethyl në nivelin 51 herë më shumë se norma e lejuar. Sipas RASFF, nga analizat dhe raportimi i vetë Sllovenisë, mbetja e Chlorpyrifos-ethyl ka rezultuar 0.051 mg/kg nga 0.01 mg/kg që lejohet.

Megjithëse njoftimi për ALERT mban datën 22 shtator 2025, Agjencia e Ushqimitn dhe veterinarisë së Kosovës nuk ka ende asnjë komunikim për konsumatorët për të mos e konsumuar, apo në lidhje me sasitë e këtij mielli që mund të gjenden në Kosovë, për kontrollet e ushtruara apo sasitë e hequra nga tregu.

@Qendra ALERT

Suedia heq nga tregu patatinat Vipa Chips të prodhuara në Kosovë. Ja përse

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Suedi, nëpërmjet sistemit RASFF, kanë njoftuar më 26 shtator 2025 se, është kërkuar tërheqja nga tregu e patatinave Vipa Chips të prodhuara në Kosovë, pasi përmbajnë produkte me origjinë shtatozë, konkretisht qumëshht ose nënprodukte qumështi.

Megjithëse risku nuk konsiderohet serioz, autoritetet suedeze, nëpërmjet sistemit RASFF kanë njoftuar dhe Danimarkën për të njëjtat seri/lote prodhimi.

Edhe në vitin 2023, kompania Pestova, prodhuese e Vipa Chips është përballur me një situatë heqje nga tregu në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të përmbajtjes së Akrilamideve në patatinat Vipa Chips.

@Qendra ALERT

Volvo shpiku rripin e sigurimit, sot dhjetra modeleve iu shfaq probleme. RAPES njofton për seritë që paraqesin rrezik

Prodhuesi i automjeteve “Volvo” është kompania që ka shpikur rriopin e sigurimit dhe si një përgjegjësi për jetën e njerëzve, nuk e mbrojti si patentë, por e dhuroi, me qëllim që t’a përdornin dhe prodhuesit tjerë.

Duket se në ditët e sotme, pasi kompania nuk është më suedeze, por me aksionerë kinezë e me makina që prodhohen nga Kina deri në SHBA dhe shumë shtete tjera ku janë prodhuar dhe më parë, po i shfaqen probleme pikërisht në rripin e sigurimit.

RAPEX, Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Produktet Joushqimore i Komisionit Evropian, ka njofruar për shumë modele të Volvo-s që, “shufra rrotulluese brenda sistemit të rripit të sigurimit është me defekt. Kjo mund të ndikojë në performancën e kufizimit të rripit të sigurimit dhe të mos ofrojë mbështetje të mjaftueshme në rast aksidenti”.

Sipas të njëjtit njoftim, bëhet fjalë për modelet: V60 (225), V60 Cross Country (227), V90 Cross Country (236), S90L (238), XC60 (246), XC90 (256), XC40 (536), EX4 (536) and EC40 (539). Shasia: nga 0679362 në 0681750 // nga 0170825 në 0170997 // nga 0206278 në 0206467 // nga 0493633 në 0494337 // nga 0330054 në 0.

Sipas RAPEX, produkti nuk është në përputhje me Rregulloren për miratimin dhe mbikëqyrjen e tregut të automjeteve dhe rimorkiove të tyre, si dhe të sistemeve, komponentëve dhe njësive të veçanta teknike të destinuara për automjete të tilla.

Ndërsa përrdoruesit e këtyte serive të Volvo do të duhet t’i thejnë ato pranë koncensionarëve që i kanë blerë.

Problematikat që shfaqin automjetet tjera si Merzedes, Peugeot etj, si dhe të gjitha raportimet për produkte të pasigurta, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD