Menu

ALERT-E

Vidal dhe Palmolive, Alert-i i Komisionit Evropian dy sapunë të lëngshëm që rrezikojnë shëndetin. Detajet për produktej tjera të pasigurta…

Komisioni Evropian sjell Alert-et e radhës për produktet joushqimore të pasigurta dhe që duhet ndaluar përdorimi i tyre, si dhe kërkohet heqja nga tregu. Mes dhjetra pridukteve, gjenden dhe dy spunë të lëngshëm duarsh, emrat e të cilëve gjenden masivisht edhe në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për Vidal dhe Palmolive, dy sapunë të lëngshëm duash, nga një lot për secilin, që mund të shkaktojnë probleme serioze për shëndetin. Siç njofton RAPEX, të dy produktet që duhen hequr menjëherë nga tregu apo përdorimi, me të dhënat dhe numrat e loteve siç i shikoni në foto, përmbajnë 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur ende nëse përdoret nga nënat, si dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës.

Megjithëse njoftimi nuk ia adreson Shqipërisë këtë alert, këto produkte me të njëjtin lot dhe të dhëna tjera mund të gjenden masivisht edhe në tregjet tona.

Njoftimi i KE tregon dhe për dhjetra produkte tjera të pasigurta, që nga lodrat e fëmijëve, kozmetika, higjiena, maskat e rripat e sigurimit të automjeteve, që mund t’i gjeni të plota në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatorit

“Bukuria e përjetshme”, premtimi i rrjeteve sociale dhe viktimat e tyre

Nga Edlira SULEJMANI*

Në rrjetet sociale tashmë është bërë mëse e natyrshme që nëse konsumatorit i duhet diçka mjafton të kërkojë në adersa të ndryshme produktin dhe ai vjen në derën e shtëpisë. Kjo ndodh edhe me produkte që etiketohen si mjete mjekësore dhe që duhen të përdoren nga profesionistët. Besoj të gjithë i keni dëgjuar fjalët, filler dhe botox. Shitja lirshëm  e botoksit dhe fillerave në rrjetet sociale nuk është një tendencë, por është e jashtëligjshme dhe e rrezikshme. Mjekja e njohur dermatologe, Erjona Shehu thotë se produkte të tilla si filler dhe botox në përshkrimin e tyre emërtohen si “Medical Device” apo e thënë shqip: mjete mjekësore dhe kjo automatikisht i klasifikon në produket që duhet të përdoren vetëm nga profesionsitët e shëndetit. Të tilla produkte shprehet ajo duhet të merren në farmaci apo nga distrubutorët zyrtarë të regjistruar sipas legjislacionit përkatës në Shqipëri. Çdo lloj shitje në rrjete sociale bart me vete rrezikun e produkteve të falsifikuara me origjinë të panjohur apo dhe të keq transportuara e keqkonservuara. Ky rrezik nga ana tjetër përkthehet në dëme të pakthyeshme në shendetin e konsumatorit”- shprehet mjekja.

Tik- Tok, Instagram, Facebook, por edhe faqe të tjera janë të mbushuara me “reels” dhe njoftime për blerje produktesh nga më të ndryshmet që mund të injektohen dhe përdoren në lëkurë e që premtojnë mrekullinë dhe rininë e përjetshme.

Mjekja dermatologe, Erjona Shehu thotë se produktet e sigurta që injektohen në fytyrë nuk mund të blihen në farmaci, ato gjenden vetëm në klinika mjekësore, ku ushtrojnë profesionin e tyre mjekë të licensuar nga Urdhëri i Mjekut. Kjo është e padiskutueshme! Çdo blerje, injektim nga injorantë që guxojnë dhe veshin bluzën e bardhë të mjekut, staf i pacertifikuar që ben “reels” dhe “story” në Tik Tok e Instagram është e tmerrshme, e rëndë dhe ulëritëse, tregues i hapur i mungeses së strukturave kontrolluese shtetërore”- shprehet mjekja.

Dr. Erjona Shehu

Një mjek duhet të ketë të afishuar në murin e dhomës së vetë të vizitave:

  1. Diplomën e Fakultetit të Mjeksise
  2. Diplomën e specializimit
  3. Licencën e Urdhërit të Mjekut
  4. Licencen e lëshuar nga QKR

Tek këto mjekë merren edhe protokollet që duhen ndjekur për regjimin e lëkurës së tyre përmes recetave që ata lëshojnë.

Në rrjetet sociale kemi parë që reklamohen gjithnjë e më shumë produkte në ofertë, me çmime të arsyeshme për konsumatorët.

Në fakt kjo joshje që i bëhet konsumatorëve shpesh rezulton e dëmshme shprehet mjekja sepse klientët rendin në “klinika” dhe lejojnë në mënyrë të verbër që në trupin e tyre të injektohen substanca që nuk dihet as origjina, për më tepër që në jo pak raste injektimet behën nga persona të parasimuar në profile të ndryshme nga ai i Dermatologjise dhe Kirurgjise plastike. “Marrin në dorë shiringat dhe aget me substance si BTX apo acid Hyaluronic dhe i injektojnë në lëkurë, përdorin pajisje mjekësore të familjes së lazerave dhe i aplikojnë pa pasur njohurite minimale të biofizikës, bëjne djegie të indeve dhe lezioneve pa ditur se çfarë kanë përpara”- shprehet mjekja.

Përballë këtij rreziku që premton bukurinë, konsumatori mund të humbasë dhe jetën, po po!

Nëse botoxi injektohet në doza të mëdha, ai mund të çojë deri në humbjen e jetës së pacientit pasi është një toksinë që paralizon nervat dhe mund të paralizojë deri muskujt e frymarrjes nëse injektohet në mënyrë të pakontrolluar.

Gjatë viteve të fundit mund të keni dëgjuar shumë edhe për acidin Hyaluronic. Edhe ai mund t’ju sjellë shumë probleme nëse injektohet nga njerëz që nuk e njohin anatominë dhe nuk dinë çfarë dhe ku e injektojnë. “Ai mund të bëjë nga okluzione vaskulare (bllokim të vazave të gjakut) e deri në verbim të plotë, kur injektohet në zona si hunda dhe balli”- shprehet mjekja.

Produktet që aplikohen në lëkurë kanë kushtet e tyre të ruajtjes, kërkojnë përqindje të caktuar lagështie dhe duhet të mbahen jashtë dritës. Shumë i rëndësishëm në to është edhe zinxhiri i transportit. Produket që shiten në Insta më se shumti, nuk kalojnë filtra kontrolli e sigurie. Nëse janë jashtë kushteve te ruajtjes dhe transportit që nevojitet, mund të ndodhë denatyrimi i tyre dhe të kthehen në dëmtues të lëkurës, sidomos në rastet e lekurave sensitive”- shprehet mjekja.

Nëse i hedh një sy faqes së Ministrisë së Shëndetësisë është e publikuar lista e substancave të ndaluara për produktet kozmetike. Janë plot 1328 produkte që ndalohen të hyjnë në treg, ndërkohë që Shqipëria disponon Ligjin Nr. 26/2017 për PRODUKTET KOZMETIKE. Por teksa mjekët ngrejnë këto shqetësime, a mos ndoshta i ka ardhur koha që edhe ligji të ndryshpjë për të ndaluar “marrëzitë” që po joshin konsumatorët me lloj e lloj produktesh në rrjetet sociale? A duhet të vihen para përgjegjësisë këta që po shesin pa kriter kimikate që rrezikojnë jetën e konsumatorit, ndërkohë që zbehim edhe besimin e pacientëve tek profesionistët e vërtetë….

Në këtë kohë mediash sociale për mjekët është shtuar një kontigjent i ri “viktimat e rrjeteve sociale”.

 *Autorja e shkrimit është gazetare me eksperiencë mbi 20-vjeçare në çeshtje sociale, shendetësi dhe arsim. Pre disa vitesh punon në Top Channel.

 

 

 

** Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit “ALERT pë mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Cigaret elektrike, rreziku serioz me përbërje kimikatesh fatale. Ja produktet të Komisioni Evropian kërkon të tërhiqen nga tregu e të mos përdoren

Raporti i radhës i Komisionit Evropian për produktet joushqimore që duhen tërhequr nga tregu, rendit dhjetra të tilla që rrezikojnë shëndetin e përdoruesve. Lodrat, veshjet për fëmijë, produktet e kozmetikës, materialet eklektrike të përdorimit të përditshëm e deri te rripat sigurimit të makinave që nuk funksionojnë, janë ato çfarë sistemi RAPEX ka njoftuar ditën e sot. Por, vendin kryesor dhe numrin më të madh në raportimin e radhës e zënë cigarette elektrike dhe produktet që përdoren në to. Sipas rapex, rreziku që paraqesin për konsumatorët është shumë I lartë, për shkak të kimikateve të rrezikshme që kanë në përbërje.

Por, në listën e produkteve me përmbajtje kimikatesh të rrezikshme, futen edhe disa lloje tollumbacesh nga ato që kryesisht përdoren në raste festash.

Detajet dhe shumëllojshmërinë e produkteve që iu rrezikojnë, mund t’I gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

@Qendra ALERT

Bistoka me çokollatë me copa metali brenda, kujdes nëse e gjeni në markete këtë lot të markës “Merba”

Ministria e Shëndetësisënë Itali ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie biskotash me çokollatë të markës “Merba”. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e fragmenteve metalike në produkt. Paketimet e prekura nga dispozita janë 225 gramë dhe identifikohen me numrin e serisë L2334702 dhe afatin minimal të ruajtjes 12/12/2024.

Kompania holandeze “Banketbakkerij Merba B.V.” prodhoi biskota me çokollatë në fabrika me selin në në Ëilhelminakanaal Noord 2, në Oosterhout.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos konsumoni produktin me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Ndërsa knsumatorët që mund t;i kenë biskotat me çokollatë të blera mund t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë blerë, shkruan Ilfattoalimentare.it.

Bistokatat “Merba” shpërndahen në më shumë se 60 vende të botës e në këtë mënyrë, mund të jenë dhe në Shqipëri. Nga autoritetet shqiptare dhe as nga RASFF nuk ka asnjë njoftim zyrtar për Shqipërinë, gjithësesi, konsumatorët duhet të bëjnë kujdes.

Nëse dikush e gjen këtë produkt në markete, por edhe të tjera që mendon se iu cënon sigurinë ushqimore, nuk duhet t’a marrë, ndërkohë, mund të njoftoni Qendrën Alert në numrin e telefonit 0693028258 apo përmes kontakteve në rrjetet sociale me emrin Qendra ALERT. Gjithashtu, për të marrë njoftimet e fundit “Alert” në kohë reale apo dhe për të denoncuar, mund të shkarkoni Aplikacionin Alert.al.

Qenda ALERT

Çokollatë “Milka Oreo” me copa plastike brenda, hiqet nga tregu një lot i prodhuar në Poloni. Ja detajet

Supermarketet Carrefour kanë raportuar një tërheqje paraprake nga rrjeti i tyre i një serie çokollate të mbushur me qumësht “Milka Oreo”. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e trupave të huaj plastikë në produkt. Shufrat në fjalë shiten në copa teke 37 gram, me numër serie OSK0934422 dhe me date akadence 01.08.2024.

Kompania Mondelēz Polska Production sp. z.o.o. Fabryka Ëydobóë Czekoladoëych (fabrika e produkteve të çokollatës) prodhoi çokollatat Milka Oreo. Fabrika e prodhimit ndodhet në ul. Smakóë 2, në Skarbimierz-Osiedle, Poloni. Ndërsa Mondelēz Italia Srl shpërndan produktin në vendin tonë.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos konsumoni produktin me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Konsumatorët që mund t’i kenë tërhequr baret Milka Oreo mund t’i kthejnë ato në pikën e blerjes.

Lajmi është publikuar në Itali nga IlFattoalimentare.it,

Megjithëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar në Shqipëri, as nga RASFF e as nga autoritetet shtetërore, konsumatorët duhet të bëjnë kujdes me verifikimin e numrit të lotit dhe afatet e përdorimit të produktit në fjalë.

Nëse dikush e gjen në markete, nuk duhet t’a marrë, ndërkohë, mund të njoftoni Qendrën Alert në numrin e telefonit 0693028258 apo përmes kontakteve në rrjetet sociale me emrin Qendra ALERT. Gjithashtu, peër të marrë Alert-et në kohë reale dhe pë të denopncuar, mund të shkarkoni Aplikacionin Alert.al.

Qenda ALERT

Qindra fëmijë helmohen nga plumbi në lëngun e mollës me kanellë

Numri i fëmijëve të prekur nga nivelet jashtëzakonisht të larta të plumbit në qeskat me lëng molle me kanellë vazhdon të rritet. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani po raportojnë gjithsej 287 pacientë, nga numri i saj më 22 dhjetor kur 251 pacientë nga 34 shtete ishin raportuar në agjenci. Administrata e Ushqimit dhe Barnave kishte marrë raporte për 82 njoftime të fëmijëve me helmim nga plumbi deri më 26 dhjetor. Agjencitë përdorin metoda të ndryshme raportimi, kështu që numrat e tyre mund të mbivendosen në disa raste dhe për këtë arsye nuk duhet të shtohen në total.

Përhapja është gjurmuar në tri marka të lëngut së mollës me kanellë, Wanabana, Schnucks dhe Weis. Të tre u prodhuan nga Astrofoods në Ekuador dhe të tre përdorën kanellë nga furnizuesi Negasmart. Qeset përmbanin deri në 2000 herë sasinë e rekomanduar të plumbit. Këto produkte kanë një jetëgjatësi të gjatë. Konsumatorët duhet të kontrollojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i hedhin këto produkte.

Kanella në lëngun e mollës është zbuluar se është problem nga zyrtarët e SHBA-së dhe Ekuadorit. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së po teston produkte të tjera dhe vetëm salca e mollës e kanellës së tërhequr po tregon nivele të larta të plumbit.

Thasat e puresë së frutave me kanellë me mollë WanaBana shiten në nivel kombëtar individualisht dhe në tre pako dhe janë në dispozicion përmes shitësve të shumtë, duke përfshirë Amazon dhe pika të tjera në internet, si dhe dyqanet e kombinimit Dollar Tree dhe Family Dollar/Dollar Tree.

FDA, që nga 13 dhjetori, tërhoqi produktet WanaBana Apple Cinnamon Puree ende në rafte në disa dyqane Dollar Tree në shumë shtete.

Që nga 19 dhjetori, FDA mori gjithashtu një raport që kujtonte se produktet WanaBana Apple Cinnamon Puree mund të jenë ende në raftet në dyqanet e kombinimit Family Dollar/Dollar Tree. Konsumatorët nuk duhet t’i blejnë këto produkte.

Qeset me lëng molle me shije kanelle të markës Schnucks dhe pako të ndryshme shiteshin në dyqanet ushqimore Schnucks dhe Eatwell Markets. Ato janë hequr nga raftet e dyqaneve.

Qeset me lëng molle me kanellë të markës Weis shiten në dyqanet ushqimore Weis dhe janë hequr nga raftet e dyqaneve.

Prindërit dhe kujdestarët duhet të konsultohen me një ofrues të kujdesit shëndetësor dhe të kërkojnë analiza gjaku nëse dyshojnë se, një fëmijë mund të jetë ekspozuar ndaj produkteve të rikujtuara të lëngut së mollës me kanellë. Ekspozimi afatshkurtër ndaj plumbit mund të rezultojë në simptomat e mëposhtme: dhimbje koke, dhimbje barku, të vjella dhe anemi.

Ekspozimi afatgjatë mund të rezultojë në simptoma shtesë: nervozizëm, letargji, lodhje, dhimbje muskulore ose shpim/djegie muskulore, kapsllëk, vështirësi në përqendrim/dobësi muskulore, dridhje dhe humbje peshe.

Pasojat e përhershme mund të çojnë në vonesa zhvillimore dhe dëmtime të trurit.

Burimi: foodsafetynews.com

Ekskluzive / Skandal me vajin e ullirit, po tërhiqen nga tregu dhjetra lote. Laboratori italian tregoi se, kanë përzierje me vajra vegjetal dhe mbetje pesticidesh. AKU fsheh lajmin, asnjë komunikim për konsumatorët

Skandal me sigurinë ushqimore dhe konkretisht me vajin e ullirit. Disa prej markave më të mëdha e më të njohura në vendin tonë po tërheqin nga tregu dhjetra lote prodhimi, për shkak të problemeve që kanë rezultuar nga analizat e kryera. Ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka mbajtur lajmin të fshehtë, duke mos bërë asnjë komunikim për publikun.

Bëhet fjalë për emrat e njohur të prodhimit e tregtimit të vajit të ullirit, si Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati, të cilët janë analizuar për shumë tregues dhe referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.235, datë 21.03.2017, Për Mirarimin e Rregullores “Për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe bërsive të ullirit”. Dhe, rezultatet sipas ekspertëve, janë skandaloze. Madje, në shumë prej këtyre vajrave janë gjetur dhe ngarkesa të larta persiticesh.

Qendra ALERT ka mundur të mësojë se, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë dhjetra mostra vaji ulliri “Made in Albania” dhe i ka analizuar në Itali, në laboratorin “Chemiservice”. Sipas analizave të referuara nga laboratori italian, vetëm 1 mostër ka dalë konform legjislacionit dhe dhejta tjera nga 7 kompanitë e sipërpërmendura, ndërsa gjithë të tjerat kanë treguar se vajrat e ullirit, disa kanë norma të papastërtisë, gjë që do të thotë se janë të përzier më vajjra të tjerë si luledielli apo mistri, disa kanë përmbajtje të lartë persticidesh etj. Në shumicën e analizave kanë rezultuar jashtë normave të lejuara acidet yndyrore si acidi linolenic, acidi erucic, që janë tregues se vaji i ullirit mund të jetë përzier me vaj vegjetal. Gjithashtu, nga analizat e “Chemiservise” tregohet se shumica e vajrave kanë përmbajtje të acideve yndyrore trans, një tregues ky i një vaji të rafinuar, jo vaji ulliri. Treguesit e raport-analizës që kanë dalë jashtë normave të lejuara referuar standardeve të Bashkimit Evropian dhe VKM-së Nr.235, datë 21.03.2017, janë tregues të papastertisë së vajit të ullirit. Gjithashtu, edhe sasia e lartë e dyllrave (wax ose cera), sipas analizave, tregon pastërtinë dhe cilësinë e vajit te ullirit. Rritja e këtij komponimi mund të vijë dhe si rezultat i një cilësie jo të mire të frutit, sidomos kur është prekur nga disa sëmundje, apo dhe frutat që kanë kaluar temperatura të larta gjatë kohës së pjekjes, mund të rrisin sasinë e këtyre komponimeve.

Këto të dhëna tregojnë abuzimin nga vetë prodhuesit. Kjo, pasi treguesit e mësipërm vërtetojnë faktin se prodhuesit shtojnë në vajin e ullirit vajra të tjerë si ai i lulediellit apo nga vaji i gjëmbaçit indian Safflower Carthamus Tinctorius, sasin nga i cili importohen jopak në Shqipëri.

Por, më të rrezikshme janë mbëtjet e pesticideve që kanë rezultuar në këto vajra, kryesisht insekticide dhe fungicide. Disa per pesticideve që kanë rezultuar në vajrat e ullirit, deri në dhjetra herë më të larta se normat e lejuara janë Chlorperyfos Ethyl, Difenocoleazole, Diphenylamine, Boscalid, Cypermethine, Deltamethrine dhe Lambda Cyhalothine.

Qendra ALERT ka mundur të mësojë se dhjeta lote të kompanive Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati që janë analizuar dhe kanë dalë jokonform, po tërhiqen nga tregu dhe kompanitë e sipërpërmendura nga gjobitur secila me nga 200.000 lekë.

Por, askush nuk mund të thotë diçka të saktë për produktet që janë në treg. Sepse duke qenë të panalizuara, janë dhejtra lote të tjera për të cilat nuk ka asnjë garanci që nuk janë në gjëndjen e atyre të analizuara.

Nga verifikimet e bëra, janë me qindra tregtarë, fermerë, të cilët u kanë shitur ullinjtë apo vajin e ullirit prodhuesve. Dhe, sipas dokumenteve të gjurmueshmërisë e faturave tatimore, ata mund të verifikohen, por  është shumë vonë për të marrë masa ndaj tyre, për faktin se tasghmë nuk ka asnjë të dhënë për PMB-të që kanë përdorur në ullinj, kushtet si i kanë vjelur, sa i kanë mbajtur në thaës, apo si e kanë ruajtur vajin e ullirit, ata apo fabrikat.

Skandaloz është fakti që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej më shumë se 2 javësh e fsheh këtë skandal, për të cilin minimalisht mund të kishte njoftuar konsumatorët për të mos blerë produktet në fjalë (vaj ulliri) me numrat e loteve respektiv dhe afatet e përdorimit. Ose, nëse dikush mund t’i ketë në shtëpi, të mos i konsumojë, apo t’i kthejë në vendin ku i ka blerë.

(vijon…)

SHENIM: Qendra ALERT disponon disa prej raport-analizave të laboratorit “Chemiservice” për disa prej kompanive të lartpërmendura. Por, nuk do t’i publikojmë përsa kohë nuk i disponojmë të gjitha analizat për të gjitha kompanitë në fjalë, me qëllim që të mos ketë selektime. E sigurt është që në këto analiza dhe që kanë rezultuar jokonform produktet e analizuara (përveç 1 mostre të vetme) janë Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati.

©Qendra ALERT

Skandal me pesticidet, Radhiqe nga Shqipëria zbulohen në Gjermani me 4 PMB mbi normë, 3 të ndaluara dhe jashtë listës e të kontaminuara me salmonelë

Edhe në bimët që konsiderohen më të shëndetshme siç Radhiqja e që kultivohen në Shqipëri rezultojnë në Bashkimi Evropian me nivele mbi normat të pesticideve e madje edhe me Salmonelë. E mes katër pesticideve vetëm Captain është i lëjuar, megjithëse mbi normat e lejuara, ndërsa tri të jerë, edhe mbi normat e lejuara të mëhershme, por të ndaluara në listën e PMB-ve të lejuara nga Ministria e Bujqësisë dhe konkretisht, Clorpyrifos, Phosmet dhe Mefentrifluconazole.

Qendra ALERT ka mundur të mësojë nga burime pranë AKU dhe Ministrisë së Bujqësisë, se para një javë, më 5 dhjetor 2023, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar me një shkresë Autoriteti Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojrjes së Bimëve, për të inspektuar fermën “Natyral” shpk në Zall Herr, pasi nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian kishte mbërritur ALERT-i se në ngarkesën e eksportuar me bimën Radhiqe, ka rezultuar se ajo përmbante 4 pesticide, tri të palejuara dhe që janë të hequra nga lista (Clorpyrifos, Phosmet dhe Mefentrifluconazole) dhe një mbi normat e lejuara, si dhe të kontaminuara me Salmonella spp.

Më pas, nga nje verifikim i bërë në faqen e RASFF, sipas njoftimit zyrtar, ngarkesa “Made in Albania” me gjethe të radhiqes është konstatuar me probleme në Gjermani, më 23 nentor 2023. Ndërsa në lidhje me Salmonelën Spp, RASFF ka njoftuar se ka rezultuar e pranishme, ndërsa nuk ka normë të lejuar, por gjithmonë nuk duhet të jetë prezente.

I konsideruar si një rast me rrezik serioz, autoritetet gjermane e kanë ndaluar që në kufi hyrjen e bimës shqiptare dhe e kanë kthyer ngarkesën në vendin e nisjes e njëkohësisht, kanë njoftuar vendet anëtare të BE dhe Komisionit Evropian. Ndërsa ky i fundit më 5 dhjetor e ka sinjalizuar Shqipërinë.

Nga autoritetet zyrtare shqiptare, siç është AKU nuk ka asnjë komunikim për konsumatorët. Kjo pasi një produkt i tillë mund të gjendet nga ferma në fjalë edhe në tregjet tona.

Por, ky njoftim nga RASFF konfirmin skandalin me Produktet e Mbrojtjes së Bimëve (Pesticide) të ndaluara në BE apo edhe nga Ministria shqiptare e Bujqësisë, të cilat vazhdojnë të importohen, tregtohen e përdoren lirshëm nga fermërët shqiptare. Rastet janë të shpeshta, siç është ai i para pak ditësve, kur po Gjermani zbuloi ngarkesënm me 20 tonë kastraveca të eksportuar nga Lushja, me ngarkesë pesticidesh e me pesticide të ndalyara.

©Qendra ALERT

Nëna që vdiq nga medikamentet, do dobësohej për fustanin që do vishte në dasmën e së bijës. Rreziku nga ilaçet e diabetit që premtojnë mrekullinë e humbjes në peshë

Nga Edlira SULEJMANI*

Trendi më popullor gjatë viteve të fundit për konsumatorët në mbarë botën është ai i marrjes së suplementeve, medikamenteve, çajrave etj, për të rënë nga pesha në një kohë shumë të shkurtër. Por, janë disa medikamente kohët e fundit që në fakt me marketingun e tyre po bëjnë “namin” dhe pavarësisht se kanë efekte anësore, konsumatorët kanë filluar t’i injorojnë. Ozempic, Saxenda, Wegovy janë medikamentet që sot po përdoren nga njerëz të njohur publik në mbarë botën për rënien nga pesha e që reklamohen si ilaçi magjik që do të hiqni kilogramët e tëpërta. Nga Elon Musk, Robbie Williams e Kim Kardashian e kanë pranuar se i kanë përdorur. Por, studimet më të fundit në fakt të botuara në revista prestigjioze po flasin gjithnjë e më shumë për efekte anësore në shëndet.


Sa po i përdorin shqiptarët këto medikamente?
Në fakt, farmacistët nën zë thonë se ka shumë individë që pyesin a gjenden, si mund t’i disponojnë medikamentet që premtojnë rënie në peshë të menjëhershme, madje edhe pse mund të jenë në kosto të konsiderueshme.
Në Shqipëri Ozempic, sipas Agjencisë së Kontrrollit të Barnave, është i regjistruar, por sipas këtij institucioni nuk është importuar në vendin tonë, çka do të thotë se nuk mund të jetë i pranishëm nga momenti në moment dhe rreziku mund të jetë shumë pranë nëse marketingu ka arritur të bëj lavazhin e duhur pa shpjeguar efektet anësore apo kush duhet ta përdorë.


Por kjo se përjashton faktin se mund të gjendet në tregun e zi ashtu si një pjesë e medikamenteve që shpesh herë janë kapur edhe kontrabandë. Ndërkohë që online në rrjetet sociale ka edhe njoftime të tipit, blini stilolaps Ozempic.
Përtej kufijve, Ozempic-un mund ta porosisësh edhe online. Në Amazon krahas stilolapsave Ozempic, me recetë nga mjeku të ofrohen edhe guidat se si mund t’i përdorni, të cilat kushtojnë vetëm 7 dollarë. Marketingu që i bëhet këtij medikamenti po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, ndërkohë që njerëzit gjithnjë e më shumë po e kërkojnë dhe nëse navigon në rrjet do të shohësh që ai gjendet në sasi shumë të pakta.

Por çfarë thonë mjekët për këto medikamente? A duhet të përdoren nga njerëzit e shëndetshëm? Pse po bëhen kaq popullore?

Mjekja Aurora Dollenberg, Kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë tërheq vëmendjen e konsumatorëve për përdorimin e Ozempic. “Medikamemte si Ozempic apo alternativa të tjera që janë të licensuara për sëmundje të ndryshme po bëhen gjithnjë e më të përdorura për rënien në peshë. Janë bërë shumë popullore sepse kanë një efikasitet shumë të shpejtë në kohë. Për katër javë pacienti humbet gati 20% të peshës trupore që kishte. Ozempic është e lincesuar ng EMA dhe FDA dhe është një medikament që jepet me recetë për pacientët që kanë diabet. Pra, duhet diagnoza dhe receta dhe në Evropë është e ndaluar që ta marrin pacientët e shëndoshë. Ka shitje ilegale të Ozempic, ashtu siç ndodh dhe me shumë medikamente të tjera, por ajo që është më shqetësuese edhe nëse shitet në tregun e zi, blerësit zakonisht mashtrohen me gjilpëra që janë false. Janë bërë analiza këtu në Gjermani dhe kanë rezultuar se në vend të Ozempic njerëzit kanë paguar për gjilpëra të mbushura thjesht me NaCl, ujë me kripë”, shprehet mjekja, duke shtuar se, “trendi viral po shkakton një mungesë të theksuar të Ozempic në farmaci për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2”.
“Ka shumë efekte anësore të rrezikshme tek personat e shëndetshëm që nuk janë me diabet. Efekti më i madh anësor është fatal për jetën dhe lidhet me hypogliceminë, ulja e nivelit të sheqerit në gjak nën normat e lejuara. Nëse kjo i ndodh pacientit, ai mund të humbasë vetëdijen dhe të kalojë në një shok hyglicemik (gjendje kome). Nëse gjendja zgjat për 30 minuta dhe nuk i jepet ndihmë atëherë kjo mund të jetë fatale për pacientit, sepse truri nuk furnizohet normalisht me sheqer”, thekson mjekja Dollenberg.
Saxenda, Wegovy, Zepbound më i fundit i miratuar nga FDA ditët e para të nëntorit janë të tjera medikamente ashtu si Ozempic, shumë popullore që po përdoren për uljen e peshës trupore. E keqja më e madhe, thotë mjekja Aurora Dollenberg është se, ka bluza të bardha që korruptohen dhe ju përshkruajnë pacientëve të shendëtshëm në recetë Ozempic. Kjo ka ndodhur në Gjermani disa herë dhe mjekët tashmë janë mbrapa hekurave ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Por, pavarësisht këtyre marketingu vazhdon të kryhet pa vënë në pah efektet negative, duke vënë në rrezik ata që i konsumojnë. Reklamimi pa një filtër në rrjetet sociale po shtyn gjithnjë e më shumë breza të ndryshëm të bëhen pjesë e trendeve që nisin nga njerëzit e famshëm pa ditur se deri ku do të mbërrijnë. Jo më larg se në fillim të këtij nëntori, një nënë në Australi humbi jeten nga përdorimi i medikamenteve për uljen e peshës përfshirë edhe Ozempic, madje edhe me përshrkimin e mjekëve sipas familjarëve. Arsyeja e përdorimit të këtyre medikamenteve nga kjo nënë që nuk jeton më: “Të dobësohej për fustanin që do të vishte në dasmën e së bijës”.
Sot disa prej këtyre medikamenteve po testohen edhe tek fëmijët që janë mbipeshë.

Ndërkohë që testimet po përfshijnë çdo gupmoshë, firmat farmaceutike kanë nisur nga puna që të prodhojnë sa më shumë medikamente që ndihmojnë në uljen në peshë, por shumë pak reklamohet dhe flitet për efektet anësore. A ka mbërritur në Shqipëri? Një gjë është e sigurt njerëzit janë të interesuar dhe kuriozë për të mësuar sa më shumë për medikamentet që bëjnë mrekulli, dhe shpesh neglizhojnë informacionin që duhet të marrin për efektet anësore madje dhe fatale për jetën.

*Autorja e shkrimit është gazetare me eksperiencë mbi 20-vjeçare në çeshtje sociale, shendetëse dhe arsimi. Pre disa vitesh punon në Top Channel.

 

 

** Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit “ALERT pë mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Domate nga Shqipëria me persitice, bllokohen në marketet e Kroacisë

Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Produktet Ushqimore i Bashkimit Evropian, njofoi se në Kroaci janë zbuluar domate nga Shqipëria me përmbajtje të pesticideve. Apo konkretisht, të isekticidit Fenamiphos.
Njoftimi në faqen ë RASFF është publikuar me datën 17 nëntor dhe vendi njoftues është Kroacia. Autoritetet e kësaj të fundit i kanë konstatuar domatet shqiptare me mbetje nga Fenamiphos, pas analizave të kontrolleve zyrtare në markete. Dhe nga analizat ka rezultuar se, normat e gjetura në mostrat e analizuara janë 0,012; 0,072; 0,027 mg/kg – ppm, ndërkohë që nuk ka limite, por nuk duhet të ketë fare prezencë. Autoritetet kroate e kanë konsideruar rrezikun si mjaft serioz.
Fenamiphos është një përbërës sintetik ester fosforamidat dhe frenues organofosfat acetilkolinesterazë dhe neurotoksik që përdoret si pesticid. Karakterizohet si një lëndë e ngurtë dylli pa ngjyrë ose kafe shumë toksike dhe ekspozimi ndodh me thithje, gëlltitje ose kontakt. Fenamiphos përdoret në një larmi bimësh, duke përfshirë duhanin, kakaon, bananet, ananasin, agrumet, hardhitë e fruta të tjera, si dhe në disa perime e drithëra. Përbërja absorbohet nga rrënjët dhe më pas transportohet në të gjithë bimën.


Megjithëse janë vënë në dijeni zyrtarisht për rastin nëpërmjet RASFF, nuk ka asnjë informacion nga autoritetet shqiptare për masat e ndërmarra ndaj eksportuesit. Patjetër që aty nuk mund të gjenden më pjesë të eksporteve të dërguara në Kroaci apo gjetkë, por nuk ka asnjë onformacion për perimet e frutat që analizohen nga autoritetet tona dhe rezultatet e tyre.
Qendra ALERT