Menu

Suedia dhe dy shtete tjera të BE heqin nga tregu çokollatat kosovare të kompanisë “Kamilla”

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian ka njoftuar heqjen nga tregu të cokollatave nga Kosova të kompanisë Kamilla, të cilat janë eksportuar në disa vende anëtare të BE. Më 21 maj, Suedia ka marrë masa për heqjen nga marketet të çokollatave të prodhuara në Kosovë, pasi dyshohet se në përbërje të tyre ka dhe përmbajtje qumështi, si dhe është konsideruar si risk potencial. Kontrollet janë bërë në markete, ndërsa ALERT është dërguar dhe në RASFF. Bëhet fjalë për produktin “çokollata me mbushje kremi dhe kakao”, për të cilin janë njoftuar dhe Gjermania e Holanda, për arsye se është eksportuar dhe në këto dy shtete, përveç Suedisë.

Related Posts