Menu

Covid – 19 shkurton jetën e amerikanëve

Duke iu referuar të dhënave të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin ndaj sëmundjeve, jetëgjatësia në Amerikë është ulur me një vit e gjysëm, dhe shkaktari kryesor për këtë është Covid – 19.

Kështu jetëgjatësia gjatë vitit 2019 ishte 78.8 vite, ndërkohë që gjatë vitit 2020 ka rënë në 77.3 vite

Kjo është rënia më e madhe që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, ku jetëgjatësia ra me 2.9 vjet përgjatë viteve 1942 dhe 1943.

Rënien më të madhe e kanë pasur komunitetet hispanike dhe ajo e afro-amerikanëve. Jetëgjatësia për këta të fundit ka rënë nga 74.7 vite në vitin 2019 në 71.8 vite në vitin 2020.

Rritja e numrit të viktimave nga overdoza gjithashtu ka qenë një tjetër faktor në uljen e pritshmërisë për jetën. Më shumë se 93 mijë vetë kanë vdekur nga overdoza në vitin 2020. Ky është numri më i lartë i raportuar në një vit të vetëm. Shkaqe të tjera të vdekjes që kontribuan në këtë rënie ishte rritja e vetëvrasjeve si dhe vdekjeve nga diabeti dhe sëmundjet kronike të mëlçisë.

alert.al/

Related Posts