Menu

Hamza: Ndihma nga Lazim Destani në momentin e duhur, i jemi falënderues për gjithë kontributin

Karvani i ndihmave nga kompania “Ecolog” e filantropit Lazim Destani ka përfunduar sot në Mitrovicë pas Skenderajt dhe Klinës, ku janë dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga vërshimet.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është shprehur falënderues për ndihmën nga Lazim Destani dhe kompania e tij.

Hamza përmendi faktin se kjo nuk është hera e parë që Lazim Destani dhe familja e tij i janë përgjigjur nevojave të qytetarëve për ndihmë.

“Ndihmesë jashtëzakonisht e vlefshme, shfrytëzoj rastin me falënderua kompaninë “Ecolog”, pronarin e kompanisë Lazim Destani, këto ndihma me artikuj të domosdoshëm janë të mirëseardhura për familjet e prekura nga vërshimet”.

“Në emër te Komunës së Mitrovicës e falënderoj kompaninë “Ecolog” për përkrahjen, kjo nuk është hera e parë qe kjo kompani ndihmon dhe sigurisht se do të ndihmoj edhe në të ardhmen dhe besoj se do t’ia dalim bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë”, tha Hamza.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts