Menu

Diplomati shqiptar dhe sipërmarrës në Gjermani, Skëndër Xhakaliu, vizita në bisneset e suksesshme të diasporës në Zvicër

Diplomati dhe sipërmarrësi Skënder Xhakaliu, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Festën e Flamurit e ka kaluar mes bashkëatdhetarësh në Zvicër, në dy aktivitete të ndryshme.

I pari ishte vizita në disa biznese shqiptarësh të suksesshme në Zvicër, organizim për të cilin, Ish-Ambasadori I Kosovës në Gjermani, Xhakaliu, ka falenderuar dhe Kryetarin e Rrjetit të Bizneseseve në Zvicrën Qëndrore, Z.Visar Robelli.

“Gjatë vizitës sonë në Zürich, në bashkëpunim me kolegët nga ‘Fati Gruppe’ dhe ‘Ritek sh.p.k.’, patëm mundësinë të vizitojmë disa biznese të sukesesshme të udhëhequra nga sipërmarrës shqipëtar. Ishte një kënaqësi dhe privilegj i veçantë të takohemi me profesionistë të shquar dhe afaristë me arritje të jashtëzakonshme në fushën e ndërtimit dhe projektimit. Një falënderim i veqantë i takon Z. Visar Robelli, i cili na ofroj mbështetje dhe na shoqëroj gjatë vizitës, në kuadër të Rrjetit të Bisneseve në Zvicërën Qëndrore”, njofton Xhakaliu përmes faqes së tij në Facebook.

Ndërkohë, diplomati njofton edhe për mbrëmjen e organizuar në Zyrih e të titulluar Alb Gala.

‘Një Mbrëmje e Jashtëzakonshme në Alb Gala, Zürich. Ishte një privilegj i veçantë të marr pjesë në Alb Gala në Zürich, së bashku me kolegë të nderuar. Kjo ngjarje madhështore bashkoi personalitete të shquara – afaristë vizionarë, sportistë të jashtëzakonshëm dhe mjekë të talentuar, shqiptarë që jetojnë dhe kontribuojnë me dinjitet në Zvicër. Një falënderim i veçantë shkon për ekipin e Albinfo, që me organizimin e shkëlqyer krijuan një mbrëmje të mbushur me emocion dhe frymëzim! Krenar dhe mirënjohës që isha pjesë e një eventi kaq domethënës, që nderon arritjet dhe shpirtin shqiptar!’, shkruan më tej Xhakaliu.

Related Posts