Menu

Dorisa Çela nga “Tenuis Laboratories”:  Efekti nga komponimet e klorit, shifrat e larta të sëmundjeve kancerogjene

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dorisa Çela administratore e Tenuis Laboratories foli për problematikat që hasim në ujë qoftë nga pikëpamja bakteriale, por edhe nga kimikatet dhe metalet e rënda.

“Nëse uji përmban pjesë bakterologjike, si E.coli, salmonella etj efekti i mikrobiologjisë është i menjëhershëm. Nuk janë vetëm bateret që shkaktojnë problem, por janë edhe viruset e metalet e rënda, pjesa mikrobiologjike, efekti është akut. Problematike shumë janë edhe pjesa kimike, metalet e renda, si arseniku, plumbi, mërkuri që gjenden në ujëra dhe është e rëndësishme të mos jenë prezente dhe VKM 379 i ka rregulluar duke vënë limite shumë të ulta dedektimi. Klori çon në komponime të ndryshme, të klorinuara që shkaktojnë dëme jo akute, por sëmundje kronike, shumë prej tyre lidhen me pjesën kancerogjene që shkaktojnë në mëlçi, pjesën e sistemit nervor që shaktojnë metalet e rënda. Janë aty dhe efektin e japin dhe kjo ndoshta shpjegon edhe pjesën kancerogjene nga shifrat që kemi sot. Sa analizohet uji në institucionet tona, kjo është pak pikë delikate, por nuk besoj se analizohet ashu siç duhet dhe siç parashikon VKM. Instituti i Shëndetit Publik është ajo që ndoshta duhet ta bëjë monitorimin, por jo vetëm. Uji nuk përdoret vetëm drejtpërdrejtë, por edhe për të gatuar, për prodhimin e lëngjeve të frutave për gjithçka. Ndaj AKU dhe ISHP duhet të shohin jo vetëm ujin e ujësjellësve, por edhe ujin që e përdorim të ambalazhuar apo për produkte të tjera ushqimore. Nuk besoj se e kanë kapacitetin e duhur”-tha Dorisa Çela.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed