Menu

Egzon Lame: Fatkeqësi për ne, s’kemi as ndërtesën dhe as flamurin e Pavarësisë!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Egzon Lame student në fakultetin e Historisë ka folur për 28-29 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Lame tha se është fatkeqësi për popullin shqiptar që sot nuk ka as ndërtesën, as flamurin dhe as deklaratën e Pavarësisë së 1912.

“Përpara se të ndalemi tek përpjekjet shqiptare, dua të vë theksin të periudha e Perandorisë Osmane, kur shqiptarët përpiqen të dalin nga sundimi 5 shekullor i saj. Kemi një Perandori Osmane ku çdo ditë i ikte një pjesë e saj, ku në kancelaritë europiane shihet si “I sëmuri i Bosforit”, si Perandori që i kishte lëshuar armët e saj, nuk mund të sundonte më. Përpjekjet intensifikohen në fund të shekullit ‘19. Flasim për Pavarësi në vitin 1912. Kryengritjet kanë qenë të herëpashershme të shqiptarëve gjatë sundimit Osman dhe finalizohen me Pavarësinë. Shqiptarët kanë patur edhe akte juridike që i paraprinë Pavarësisë, që tregon që shqiptarët janë të prirur të heqin sundimin Osman. Nëse kërkojmë një kthesë politike specifike në makro politikë është reforma Xhonturk e vitit 1908 që bënë kthesë të rëndësishme politike brenda Perandorisë Osmane, që shqiptarët u përfaqësuan në parlamentin Osman dhe dalin në skenë figura politike që i dhanë Pavarësinë Shqipërisë. Është fatkeqësi se kemi humbur shumë që nga periudha e Pavarësisë. Është ndërtesa e Pavarësisë, e cila u prish nga vetë vlonjatët. Sarajet, aty ku mblidhet Kuvendi, ku firmoset Pavarësia e Shqipërisë. Janë elemente madhështore, por nuk i kemi këto trashëgimi kulturore. Nuk e kemi flamurin që ngrihet në Ditën e Pavarësisë, nuk e kemi deklaratën e Pavarësisë, sot nuk kemi kopjen origjinale. E vetmja gjë që kemi është pjesa e pendës, e cila ndodhet në Muzeun Kombëtar”-tha Egzon Lame.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

 

Related Posts