Menu

EQUINOX 2024, Festa e Ditës së Verës në NRW, Gjermani

Nën titullin “EQUINOX 2024”, IDEAL, Integrative Deutsch – Albanische Gesellschaft, më datën 16 mars festohet Dita e Verës në NRW. Ky aktivitet vjen në kuadrin e prezantimit të vlerave që e dallojnë Shqipërinë nga vendet e tjera të Ballkanit siç është harmonia fetare dhe toleranca apo festat e lashtësisë që mbartin tradita dhe karakteristika të spikatura europiane, të panjohura në Gjermani/EU.

Nën titullin “EQUINOX 2024”, IDEAL, Integrative Deutsch – Albanische Gesellschaft, më datën 16 mars festohet Dita e Verës në NRW.

Ky aktivitet vjen në kuadrin e prezantimit të vlerave që e dallojnë Shqipërinë nga vendet e tjera të Ballkanit siç është harmonia fetare dhe toleranca apo festat e lashtësisë që mbartin tradita dhe karakteristika të spikatura europiane, të panjohura në Gjermani/EU.

Dedikuar 4 stinëve dhe 4 grupeve studentore prezantohen karakteristikat e çdo stine nga këndveshtrimi i disaporës shqiptare. Më shumë se 300 pjesëmarrës dhe shume autoritete gjermane të pranishme si Krytar bashkie, Deputetë të Bundestag dhe të Parlamentit të Landit.  Duke qënë hera e dytë kjo festë tashmë, po kthehet në një “brand” në këtë land.

4 protagonistët kryesor të ftuar, do të jenë Gëzim Peshkëpia, i burgosur dhe i persekutuar politik që u largua me Ambasadat, bir i Manush Peshkëpisë, pishtar i demokracisë i pushkatuar në vitin 1951 si dhe këngëtarja ikonë e viteve 80-90-të Alida Hisku, dhe ajo një azilante politike, e persekutuar në vitet e fundit të diktaturës për lirinë e artit që deshironte të kishte në ato vite.

Bashkë me kontribuesen më të zellshme të komunitetit të NRW, organizatoren e këtij eventi Anduena Stephan, dhe autoritete gjermane, si kryetari i bashkisë së Essen (650.000 banorë), deputetë të parlamentit, perfaqësues të këshillave të integrimit të zonës së Ruhr (5.5 milionë banorë, ca. 30.000 shqiptarë) etj., ky aktivitet është mbështetur dhe do të përshëndetet edhe nga Zëvendësministrja e Minsitrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Artemis Malo si dhe nga Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Këto aktivitete, sjellin në vëmendjen tonë, se Diaspora Shqiptare është krenare dhe kjo mënyrë e angazhimit është një shembull i mirë për promovimin e vlerave dhe integrimin e komunitetit shqiptar në çdo nivel.

Apel.Media, promovon aktivitetet e diasporës shqiptare, pikërisht për këto nuanca krenarie përfaqësimi në nivel ndërkombëtar.

Burimi: Apel.Media

Related Posts