Menu

Fermeri Franc Kaloshi: Nafta shkon për eskorta dhe jo për traktorët tanë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Franc Kaloshi nga Ferma “Kaloshi”, Lushnje ka folur për vështirësitë e fermerëve për të përfituar nga projektet mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë.

“Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e naftës është një gabim i radhës. Ne nuk e përfitojmë dot me mënyrën si e kanë shprehur ato në projekt. Na mungojnë certifikatat e bujqësisë. Jam regjistruar për herë të parë si fermer në vitin 2005. Problem ngelet edhe hapja e NIP-teve të reja, por kemi dhe vërtetime. Kërkojnë që me E-Albania të përfitojnë fermerët, është e pamundur pasi nuk kanë mundësi që të aplikojnë. E ka krijuar qeveria këtë portal, por është jo funksional. Unë kultivoj kultura të ndryshme, jam administrator i një shoqërie të krijuar që në vitin 1992. Disponojmë të gjithë dokumentacionin e duhur, jemi taksapagues, por nuk përfitojmë subvencione. E vërteta është se nafta shkon për eskorta, nuk ka naftë për traktorët. Pikat e grumbullimit në Lushnje nuk grumbullojnë asnjë produkt, nuk këmi patur as eksporte. Nuk po na dalin llogaritë as për të vjelur, si brokolin apo edhe lulelakrën. Fidani, mbjellja, kultivimi, plugimi shkonë në kosto mbi 2 milion lekë hektari. Aq litra sa na jep Ministria e Bujqësisë nuk na del as për makinën personale”-deklaroi Franc Kaloshi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts