Menu

Heqja e akcizës së naftës, Ilir Pilku: E duhur për industrialistët në bujqësi, e vështirë për fermerët

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku ka deklaruar se skema për heqjen e akcizës së naftës për fermerët është vendimi më i mirë i marrë në këto 3 vitet e fundit, por duhet parë metodologjia dhe koha se sa është e mjaftueshme për përgatitjen e dokumentacioneve nga fermerët.

“Eshtë një lajm për t’u vlerësuar, është një nismë e mire dhe kemi vite që e kërkojmë që fermeri të marrë naftën jo me çmimin e tregut. Duhet të shohim metodologjinë dhe sa funksionale do jenë operacionet. Është nisma e duhur të pakten në 3 vitet e fundit, kundër 2 nismave që unë kam pas rezerva, si për imputet bujqësore me taksim dhe pa tvsh, që nuk ka shkuar tek fermeri. Në bazë të kontakteve dhe takimeve që kam patur në terren nuk kanë qenë funksionale. Ndërsa rezerva kam patur dhe për mekaninën bujqësore, pse të kalojmë me blerje me ndërmjetës lokalë ku kompanitë mund të lidhen direkt me fabrikat e prodhimit, pasi ligji ka qenë funksional për përjashtimin nga tvsh. Për naftën kam disa aludime, koha 15 janar-25 shkurt është periudha kur duhet të aplikojnë fermerët dhe duhet të flasim se sa i kemi të edukuar ndaj elektronikës për t’u regjistruar në E-Albania, plotësimi i kartelave, dokumentacionit dhe vetëm në 40 ditë. A është e mjaftueshme për fermerin, a i leverdis të bëjë gjithë këtë hap kur ka 2-3 dynym dhe merr vetëm 40-60 mijë lekë vlerë karburanti, aq sa i kushtojnë kostot proceduriale. Është një nismë fantastike për fermerët e mëdhenj ose siç i quajmë industrialistët në bujqësi, ndërsa fermeri i vogël është më në hall në këtë pjesë. Është skemë jo e lehtë, procesi dhe koha do ta përmirësojë. Nëse i referohemi skemave të tjera, para 15 vitesh hasëm në abuzime, nafta u tregtua dhe tollonat mbetën në duart e fermerëve. Kjo skemë nuk e ka këtë paraqitje”-tha eksperti Ilir Pilku.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts