I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli ka folur për premtimin e qeverisë më 13 tetor 2020, për heqjen e akzicës së naftës për fermerët. Resuli tha se kjo deklaratë është thjesht propagandë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe se skema është një “kothere” për të gënjyer fermerët.
“Çdo vit shohim që shpiket nga një skemë e re dhe formula të reja. Në fillim na thanë për çmim të reduktuar të naftës, ndërsa tani na thonë falas. Trupa e AZHBR duhet theksuar se përbëhet edhe nga militantë dhe vjen në një kohë të tillë. Por implimentimi i kësaj nisme kërkon kohën e duhur. Çuditërisht bëhet një skemë e hidhet, ndërsa fermerët nuk e kanë besimin tek nafta se si do ta përfitojnë. Është një nismë pozitive, por janë vetëm një përqindje e ulët e fermerëve që aplikojnë në E-Albania. Nëse shohim projektin, Ministria e Bujqësisë mbështet vetëm për naftë në fushë, ndërsa fermat blegtorale që kanë gjeneratorë, traktorë, makineritë e silazhit, pra janë një sërë makinerish brenda një ferme dhe kanë një kosto të caktuar. Ndaj ky premtimi naftë falas më duket më shumë propagandë se zgjidhje për fermerët. Duhet marrë parasysh edhe problemet e tjera të fermerëve, të cilët vuajnë për certifikimin e tokës bujqësore, certifikimin e sipërfaqeve të mbjella, të cilat lënë për të dëshiruar. Fermerët duhet të jenë me NIPT dhe konform rregullave të shtetit. Udhëzimi që ka dalë nuk ta jep sasinë e naftës. Jepen sasira të reduktuara në çmim, kjo skemë ka mërrë shumë para pa nisur akoma, si tenderi i studimit, i cili është bërë për 1 muaj dhe ka marrë nga taksat e shqiptarëve 800 milionë lekë të vjetra. Më pas kemi tenderin e blerjes së naftës në treg që ka kushtuar rreth 1 miliard lekë. Duhet të marrim shembull nga Holanda, e cila ka hedhur një sasi të konsiderueshme parash ndaj fermerëve që mos të braktisin fshatin dhe të prodhojnë nga tokat e tyre. Në vendin tonë nuk e di kujt i shërben kjo propagandë e Ministrisë, kur në duart dhe në arat e fermerëve nuk përfundon asgjë”-deklaroi Resuli.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT