Menu

Filantropi Lazim Destani mirëpritetet në OEMVP: Bashkëpunim për mbrojtjen e bizneseve dhe promovimin e tyre

Sipërmarrësi dhe filantropi i njohur shqiptar, CEO i Ecolog International Lazim Destani i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në afirmimin e bizneseve shqiptare në vend dhe Diasporë është mirëpritur në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Destani u prit nga Kryetari z. Nebi Hoxha, nënkryetari z. Salim Hasani, drejtori ekzekutiv, z. Drilon Iseni dhe stafi ekzekutiv i OEMVP. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimet e mundshme mes dy palëve duke pasur si qëllim të përbashkët avancimin dhe mbrojtjen e bizneseve vendore si dhe promovimin e tyre në vend dhe jashtë tij. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si përkrahëse e zëshme e interesave të bizneseve dhe si odë e dëshmuar me përgjegjësi shoqërore është gjithmonë në mbështetje të sipërmarrësisë dhe filantoropisë së bizneseve të cilët ndihmojnë jo vetëm ekonominë vendore por edhe më gjërë. Destani tha se një rol të rëndësishëm luan forcimi i bashkëpunimit mes Odave Ekonomike të trevave dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. “Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre por edhe krijon mundësi sinergjizimi për investime kapitale”-deklaroi Destani.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed