Menu

Forumi Ekonomik i Vjenës mbahet në Prishtinë, i ftuar nga Kryeministri Kurti, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani

Forumi Ekonomik i Vjenës, i organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u mbaj sot në Prishtinë, me titullin “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”. Kjo konferencë e rëndësishme për Kosovën, kishte biznesmenë, përfaqësues kompanish dhe ekspertë të financave nga rajoni dhe Evropa.

Krahas Kurtit, anëtares së Bordit dhe Sekretares së Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës Elena Kirtcheva, ishte dhe biznemeni I njohur dhe filantropisti shqiptar Lazim Destani, si dhe Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës Victor Jackovich, Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe personalitete të tjera të njohura nga fusha e ekonomisë.

Në faqe e tij zyrtare, këtë aktivitet e përdhëndeti dhe Z.Destani, i cili njehërësh njoftoi praninë e tij, I ftuar nga Presidenti I Vienna Economic Forum.

“I ftuar nga Presidenti i Vienna Economic Forum (VEF) sot pata nderin të marr pjesë në Konferencën me temë, “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023” që i zhvilloi punimet në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit Albin Kurti. Në fjalën e saj hapëse të konferencës, Ambasadorja Elena Kirtcheva, Sekretare e Përgjithshme e VEF, tha se qëllimi kryesor i Forumit është konsolidimi i rajonit. Ndër të tjera ajo nënvizoi se rajoni ka nevojë për Europën por edhe Europa ka nevojë për rajonin tonë. Edhe Presidenti i VEF, Ambasadori Victor Jackovich, në fjalën e tij u shpreh mjaft inkurajues për ekonominë e për të ardhmen e Kosovës”, shkruan Destani.

Sipas tij, “si nikoqir i konferencës, kryefjala e Kryeministrit Kurti ishte energjia e rinovueshme dhe projektet ambicioze për t’i bërë realitet gjatë viteve të gjelbra në vijim, brenda 10 viteve të ardhshme.

Në këtë koferencë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës e të rajonit morën pjesë shumë sipërmarrës nga vendi dhe Europa, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike, si Dhoma e Biznesit të Diasporës nga Tirana, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, etj. Në kuadër të konferencës pata rastin e kënaqësinë të zhvilloj takime me një numër sipërmarrësish e përfaqësues kompanishë që morën pjesë në këtë Forum Ekonomik”.

Kryetar i Bordit Mbikqyrës të gjigandit Ecolog International, njëherësh anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptar dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z.Destani është kurdoherë I ftuar në aktivitete të tilla në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë, si një nga zërat më të fuqishëm të çështjeve shqiptare, por edhe si një nismëtar i zhvillimit ekonomik të vendeve shqipfolëse dhe Ballkanit Perëndimor.

Alert.al

Related Posts