Menu

Gara për riciklimin e paneleve diellore të përdorura

Panelet diellore ofrojnë një mënyrë më të gjelbër për të gjeneruar energji elektrike, por riciklimi i tyre kur nuk funksionojnë më, është i vështirë dhe i kushtueshëm. Në Australi, dhjetëra mijëra panele diellore jofunksionale përfundojnë në landfill, por një grup shkencëtarësh mendon se kanë një zgjidhje.

Nuk është e lehtë të riciklosh panelet diellore.

Ato fillimisht duhet të shkëputen, dhe më pas të ndahen në komponentët e tyre, dy procese të cilat janë të shtrenjta dhe kërkojnë kohë.

“Për momentin, do të ishte më lirë t’i vendosnin ato në landfill sesa t’i riparonim,” thotë John Polhill, menaxher i partneritetit të infrastrukturës, Sustainability Victoria.

“Energjia diellore është menduar të jetë energji e rinovueshme, produkt i lidhur me qëndrueshmërinë. Riciklimi më i mirë i një paneli diellor është ndoshta më i rëndësishëm se çdo produkt tjetër”, thotë Anthony Vippond, drejtor ekzekutiv i kompanisë Lotus Energy.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Deakin thotë se kanë gjetur një mënyrë për ta bërë këtë proces më praktikë.

Ata thonë se metoda e tyre nuk përdor kimikate të rrezikshme për të nxjerrë silikonin e vlefshëm nga panelet, duke e bërë atë më të lirë dhe më miqësor ndaj mjedisit.

“Ka shumë teknologji të tjera në mbarë botën, por shumica e teknologjive janë të komplikuara, me shumë hapa, dhe kërkojnë kohë,” thotë Mokhlesur Rahman nga Universiteti Deakin.

Metoda e re mund të bëhet financiarisht shumë interesante për bizneset e riciklimit, sepse materiali i silikonit që nxirret nga panelet diellore vlen shumë para.

“Ne do të ishim të entuziazmuar nëse mund ta arrinim këtë për momentin. Sigurisht, janë disa shifra të pabesueshme 31,000 dollarë për kilogram silikoni,” thotë zoti Vippond.

Kjo teknologji e re duhet të testohet për të parë nëse funksionon në nivel industrial.

“Duhet provojmë që jo vetëm të ndajmë panelin dhe silikonin, por ta bëjë atë në një mënyrë që është financiarisht e qëndrueshme si model biznesi, jo vetëm në shkallë laboratorike,” thotë zoti Polhill.

Studiuesit po punojnë tani për të bërë bateri me kosto të ulët nga ky material.

Ministrja Australiane e Mjedisit Tanya Plibersek po ushtron presion mbi industrinë për të bërë më shumë kur bëhet fjalë për riciklimin e paneleve diellore.

Ministrja Plibersek thekson se nëse nuk shtohen përpjekjet, deri në vitin 2030 në landfill mund të ketë më shumë se një çerek milionë ton panelesh diellore. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts