Menu

Rekomandime për agjëruesit, ushqimet e duhura gjatë Ramazanit

Rregullat bazë të ushqimit janë shumëllojshmëria, maturia dhe ekuilibri i marrjes së ushqimit.

Këto parime të ushqyerjes së duhur janë veçanërisht të rëndësishme gjatë muajit të Ramazanit, kur myslimanët në mbarë botën abstenojnë nga ushqimi dhe pijet dhe agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Para së gjithash, duhet theksuar që trupi i agjëruesit gjatë këtij muaji përshtat punën me situatën e sapokrijuar, domethënë agjërimit dhe kështu metabolizmi i agjëruesit ngadalëson punën, sistemi tretës gjithashtu pushon, mundëson pastrimin dhe detoksikimin e trupit dhe vlen të përmendet që për punën e funksioneve themelore metabolike nevojitet më pak energji se zakonisht, andaj është edhe normale që gjatë muajit të agjërimit të merrni sasi më të vogla ushqimi se zakonisht.

Më e rëndësishmja është moderimi, zgjedhja dhe rregullimi i duhur i ushqimit gjatë ditës, pra nga iftari në syfyr, në mënyrë që t’i siguroni trupit tuaj energji sa më gjatë, por pa e mbingarkuar sistemin tretës.

Rekomandime për syfyrin

Rekomandimet e nutricionistëve për syfyrin janë mjaft të ngjashme me rekomandimet për mëngjesin e zakonshëm, i cili duhet të jetë burimi kryesor i energjisë për të nisur çdo ditë. Për syfyr duhet të kombinoni ushqime të pasura me proteina (mish, peshk, vezë, qumësht, djathë, kos, bishtajore, pastaj fara dhe arra, të cilat janë gjithashtu burime yndyrash të shëndetshme që japin energji dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes) me ushqime të pasura me karbohidrate komplekse dhe fibra për një çlirim më të gjatë të energjisë dhe ndjenjën e ngopjes (drithërat integrale, produktet e miellit integral dhe perimet).

Sugjerime për një vakt ideal për syfyr janë, për shembull, vezët e fërguara me perime dhe djathë pa dhjamë plus bukë integrale shtëpie me fara së bashku me sallatë me kastravec e rrepkë; sallatë pule, vezë të ziera, fasule ose thjerrëza të ziera, djathë pa kripë, një kombinim perimesh të freskëta dhe bukë integrale të thekur në shtëpi, e mbushur me vaj ulliri sipas dëshirës.

Për syfyr kushtojini vëmendje të veçantë hidratimit të mjaftueshëm, pini sasi të mjaftueshme uji ose çaj që të mos e filloni agjërimin të dehidratuar dhe të lodhur. Shmangni pirjen e kafesë, pasi ajo është diuretike, pra stimulon nxjerrjen e ujit nga trupi dhe mund të çojë në dehidrim. Në kohën e iftarit rekomandohet pirja e kafesë me së paku një gotë ujë.

Rekomandime për iftar

Gjëja më e rëndësishme është të mos ‘mbingarkoheni’ papritur me sasi të mëdha ushqimi në një vakt. Për shkak të periudhës së gjatë të agjërimit, sistemi tretës bie në gjumë, ndaj është shumë e rëndësishme ta filloni atë në mënyrën e duhur. Është mirë të filloni iftarin me një ose dy hurma ose një sallatë të lehtë frutash për të rimbushur sheqerin dhe energjinë me një gotë ujë ose limonadë për të rihidratuar trupin. Sistemit tuaj të tretjes duhet t’i jepet të paktën gjysmë ore që të fillojë ngadalë dhe të thithë lëndët ushqyese nga frutat e gëlltitur, pasuar nga pjata kryesore.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts