Në një vendim politik dhe të pashembullt, qeveria e Benjamin Netanjahut ka vendosur të tërheqë taksën e sheqerit dhe taksën plastike të vendosur disa muaj më parë në Izrael. Ndryshimi është bërë pa u konsultuar me asnjë autoritet shkencor, gjë që bie në kundërshtim me atë që tregohet nga OBSH.
Situata që është krijuar konsiderohet kaq e keqe, saqë ka sjellë reagimin e disa nga ekspertëve kryesorë të shëndetit publik, diabetit, dhjamosjes dhe të ushqyerit në Izrael dhe në botë duke përfshirë edhe drejtorin e Federatës Botërore të Shoqatave të Shëndetit Publik (ËFPHA), të shkruajnë një letër në Lancet, duke bërë thirrje për rivendosjen e menjëhershme të legjislacionit të mëparshëm. “Pa asnjë dyshim, vendimi vë në rrezik shëndetin e izraelitëve dhe do të sjellë një barrë të konsiderueshme ekonomike të tërthortë, siç kanë theksuar gjithashtu Banka Botërore dhe Banka e Izraelit. Për më tepër, ajo kundërshton sasinë e madhe të të dhënave që janë grumbulluar gjatë viteve, të cilat konfirmojnë efektshmërinë tani të padiskutueshme të taksimit në reduktimin e konsumit. Kjo është një humbje për shëndetin publik dhe një fitore për prodhuesit, të cilët do të vazhdojnë t’u shërbejnë interesave të tyre duke shpërfillur dëmin ndaj popullatës.

E gjithë bota, duke përjashtuar Italinë po shkon drejt një takse sheqeri dhe shumë vende kanë programe për zgjerim të mëtejshëm, pra një taksë e shtrirë në të gjitha produktet që përmbajnë sheqerna të shtuara. E njëjta gjë vlen edhe për ligjet për plastikën. Disa qeveri, nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të izoluara, i vënë një vlerë më të madhe kursimeve të paketimit që janë pothuajse të papërfillshme për konsumatorët, sesa shëndetit të popullsisë. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al


