Pasi mori pjesë dhe u bë e famshme në një reality show për dobësim, Gina Krasley, ka humbur jetën në ditët e para të gushtit nga shkaqe akoma të panjohura.
E mbetur e paralizuar, shtetësja 30 vjeçare amerikane Krasley vdiq në shtëpinë e saj në New Jersey, e rrethuar nga familja dhe gruaja e saj Elisabeth Krasley.
Vdekja e saj ndodhi vetëm pak javë pasi shpërndau një video në internet në të cilën fliste për problemet e saj shëndetësore. Ajo u shpreh që nuk mund të lëvizte dot, duke folur për dhimbje të tmerrshme në këmbë si dhe në gishta.
Gjatë shfaqjes së saj në programin reality për humbjen në peshë, ajo ndau me publikun problemet e shumta që kishte me shëndetin si pasojë e peshës së saj të madhe. Ajo shtoi që nëse vazhdonte me të njëjtin stil jetese, nuk i mbetej dhe shumë kohë për të jetuar. Krasley ishte e ndërgjegjshme që kishte një marrëdhënie të tmerrshme me ushqimin e pashëndetshëm, dhe si një fëmijë i braktisur gjente shpesh ngushëllim tek të ngrënit. Në moshën dhjetë vjeçare ajo peshonte rreth 130 kg.
Ishin këto zakone të rrezikshme të të ushqyerit që fatkeqësisht shkaktuan vdekjen e të resë amerikane.
Burimi: The Sun
Qendra Alert
alert.al


