Menu

Igli Tola: Sektori i bujqësisë sjell miliarda në buxhetin e shtetit, pa mbështetje financiare nga qeveria

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Igli Tola ekspert ekonomie ka folur për bujqësinë si sektor me të ardhura shumë të larta në buxhetin e shtetit dhe i pa përkrahur nga qeveria.

“Bujqësia nuk ka qenë sektori më i përkrahur në të gjithë këto vite edhe pse sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Sot, janë më shumë se 2.5-2.7 miliard euro që ky sektor sjell në buxhetin e shtetit. Vijon të jetë dega ekonomike me të ardhura më shumë për buxhetin e shtetit, por edhe për familjet e vendosura në zonat rurale. Është sektori që më së paku ka patur ndihmën e shtetit, si në mënyrë direkte përmes subvencioneve të shtetit, për grurin dhe misrin jemi të fundit në rajon, edhe Kosova është më mirë se ne për sa i përket subvencionit në bujqësi. Përveç pjesës direkte, qeveria mund të vendosë në funksion sistemin financiar, atë bankar ose jo bankar në funksion të bujqësisë. Sot, bujqësia është dega që merr më së paku kredi si nga sistemi financiar bankar ose jo bankar. Sepse shihet si sektor që riskon. Ka normë të lartë dështimi, ka risk të lartë të mos shlyerjes së kredisë, ndaj duhet të vihet në funksion buxheti i shtetit, si garant për marrjen e kredisë dhe shlyerjen e saj. Sektori bujqësor nuk është më i riskuari në strukturën ekonomike, pasi është turizmi, ndërtimi, por trajtimi dhe kujdesi ndaj bujqësisë është bërë që edhe banka dhe agjentë e kredive ta shohë me risk të lartë, që shoqërohet me norma interesi më të larta, duke e bërë jo përfituese për to, për t’ju drejtuar këtyre institucioneve për të financuar aktivitetin e tyre”-u shpreh eksperti Igli Tola.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts