Menu

Eksperti i bujqësisë Pilku: Politika bujqësore në kohë krizash që jemi kërkon një lloj fleksibiliteti

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka folur për për kultivimin e grurit, zonat më potenciale, cilësinë e lartë që ofron vendi ynë dhe rritjen e kostove.

“Përpos shkatërrim të reformave të njëpasnjëshme dhe lejimit të ndërtimeve në toka bujqësore nuk është bërë një realizim i mirë i zonave potenciale në Shqipëri, ku të ishin të fokusuar në lidhje me kultivimin. Kemi histori suksesi si në grurë edhe në miser, jemi në rendimente gruri 6-8 ton hektar në zona të caktuara, misri deri ne 12 ton, në Sarandë shkon në 16 ton. Shpenzimet për 1 ha grurë shkojnë në 310 mijë deri në 320 mijë lekë hektari. Sot, kemi një kosto prodhimi 52-55 lekë kilogrami. Arrijmë të përfitojmë një të ardhur neto, në 1 ha rreth 1 mijë euro për hektarë. Është një ekonomi e mirë për një fermë e cila ka një sipërfaqe të madhe të kultivuar. Ka një rritje të kostos, janë rritur imputet, krahu i punës nuk e kemi më në ato vlera financiare. Prodhojmë një grurë cilësor, me rreze të mirë, përqindje proteine shumë të mirë, shikoni me një lloj syri më pozitiv ato që merren me përpunimin e grurit. Gruri dhe kashta e grurit është lënda e parë për blegtorinë, pjesë e silazhit, aq i rëndësishme për blegtorinë. E kemi në dy dimensione kultivimin e grurit, si miell ushqim për popullatën, ashtu siç e kemi edhe për blegtorinë, për rritjen e produktivitetit në ferma blegtorale. Sipërfaqe të vogla janë ekonomi familjare, në linjë të konsumit të familjes se sa me qenë konkurrent në treg. Një produkt i prodhur, grurë me kosto deri në 55 lekë/kg është kompetitiv në krahasim me atë të importit, në çmim dhe në vlera ushqyese. Politika bujqësore në kohë krizash që jemi kërkon një lloj fleksibiliteti”-deklaroi Ilir Pilku.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts