Menu

Inteligjenca Artificiale dhe profesionet që rrezikohen

Një studim nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju Jorkut ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimin në industritë amerikane, të inteligjencës artificiale, ChatGPT, por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera.

Sipas studimit, profesionet më të rrezikuara nuk janë ato që lidhen me shkencat ekzakte, por më shumë ato letrare ose që kanë të bëjnë me fushën e analizës historike dhe shoqërore, multidimensionale, pikërisht aty ku elementi njerëzor cilësohej si i pazëvendësueshëm.

Pra më shumë se inxhinierë dhe matematicien, inteligjenca artificiale do të godasë mësuesit e shkollave, veçanërisht ato të letërsisë dhe gjuhëve të huaja, por edhe ato të shkencave politike dhe sociologjisë, por edhe ato në shërbimet ligjore, që shpesh jepen online.

Pikërisht, në një dimension afatshkurtër, kategoria më e rrezikuar sipas studimit është ajo e operatorëve që punojnë në call-center, por rrezikojnë edhe psikologët, ndërmjetësit kulturorë, madje edhe vetë avokatët, në një të ardhme më afatgjatë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts