Kapitulli 28, „Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndeti Publik“ është një prej 33 kapitujve, për të cilët Komisioni Evropian bën raportin e tij për Shqipërinë. Teksa pjesa e “Shëndetit Publik” vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme dhe me shumë problematika të evidentuara nga KE, “Mbrojtja e Konsumatorit” duket se ka bërë progres. “Shqipëria miratoi strategjinë e saj ndërsektoriale 2023 – 2030 „Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbikëqyrja e Tregut. Në periudhën raportuese Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në MEKI ka pranuar 96 ankesa, por nuk informata në dispozicion se si i trajtoi këto ankesa”, thuhet ndër të tjera në raport. Sipas tij, qeveria organizoi një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve më 15 mars, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e konsumatorëve*.
“Për sigurinë e produkteve, legjislacioni shqiptar është përafruar me acquis të BE-së, përveç aspekteve që janë të rëndësishme vetëm për Shtetet Anëtare të BE-së, veçanërisht në lidhje me detyrimet që lidhen me Safety Gate (sistemi i alarmit të shpejtë të BE-së për rrezikun produkte jo ushqimore). Ndërkohë, Shqipëria ende nuk ka përafruar me acquis-in e ri të BE-së Ligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve. Shqipëria është pjesërisht e lidhur me detyrimin ndaj produktit”, thuhet më tej në raport.
Megjithë superlativat, Komisioni Evropian lë dhe detyrat në lidhje me Mbrojtjen e Konsumatorëve.
“Përgatitjet janë në një fazë të hershme në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit. Ndërsa rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet veçanërisht: të bëjë përparim në përafrimin e ligjit të konsumatorit me acquis më të fundit të BE-së që duhet adresuar zhvillimet në këtë fushë”.
*Sqarim: Aktiviteti i 15 marsit 2024 është organizuar nga Qendra ALERT në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Ndoshta në BE është raportuar si aktivitet i organizuar nga Qeveria.


