Menu

Kompania e telefonisë ONE mashtron dhe vjedh qytetarin, ajo dhe AKEP heshtin dhe ndaj ankesave

Nga Ida ISMALAJ*

Konsumatorët shqiptarë, shpeshherë përballen me situate të pakëndshme përsa u përket shërbimeve, produkteve apo kontratave të ndryshme. E në shumë raste, gjenden përballë situatash kur duhet të paguajnë më shumë sesa kanë nënshkruar një kontratë apo për një shërbim dhe/ose produkt. I tillë është rasti i një qytetari nga Tirana, i quajtur Florent Meshi, i cili nuk gjen të drejtën e tij me kompaninë e telefonisë “One”, me të cilën nuk gjen asnjë zgjidhje përsa i përket kontratës së internetit të shtëpisë, të lidhur me numrin 042xxxxx9.

Konsumatori me numër ankohet, se në bazë të kontratës vjetore të nënshkruar me kompaninë One për abonim interneti, pagesa mujore duhet të jetë 1000 lek. Ndërkohë, fatura i vjen çdo muaj 1300 lek, të cilën e ka paguar të plotë vetëm në muajin janar. Në shkurt 2024 ka paguar 700 lek dhe në vijim nga 1000 lek. Pra, pagesa është bërë me vullnetin e tij ashtu siç e ka kontratën, ndrësa në mesazhet telefonike (sms) dhe në dyqanet “One” i thote se shërbimi do të ndërpritet, pasi rezulton debitor. Megjithëse është ankuar pranë pikave të shitjes/rimbushjes ONE, madje dhe me shkrim, sërish nuk ka gjetur zgjidhje e në këtë situatë, i është drejtuar Qendrës ALERT.

Më 29 maj 2024, Qendra ALERT iu drejtuar me ankesën zyrtare kompanisë One dhe në dijeni vendosi Autoriteti e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i cili eshte enti publik që ka nën mbikqyrje shërbimet e One apo dhe kompanive të ndryshme që lidhen me profilin e tij të punës.

Megjithatë, deri më 29 qershor 2024, 5 javë më vonë, as kompania One dhe as AKEP nuk kanë reaguar, duke shkelur të drejtat e konsumatorit, Ligjin 9902 të vitit 2008 (i ndryshuar) “Për mbrojtjen e konsumatorëve”,  Ligjin Nr.9918 / 2008 (i ndryshuar) “Për Komunikimet Elektronike”, i cili i ka mjaft të qarta rregullat dhe detyrimet për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e iformimit”.

Ndërsa One dhe AKEP heshin, qyyetarit të lartpërndur vazhdon t’i faturohet internet 1300 lek, kontrata e tij është e firmosur për vlerën 1000 lek dhe borxhi i tij në kompaninë telefopnike rritet.

*Autorja e shkrimit është gazetare me përvojë të gjatë në gazetarinë e shkruar dhe televizive. Prej shumë vitesh, punon në televizionin News24

Related Posts