Menu

Stop Mjaltit të blerë onlinë: Ja si po përballen konsumatorët me shijen e hidhur të pasojave dhe mashtrimeve

Gramoz Basha*

Mjalti, një biznes i ëmbël, si nga të ardhurat që sjell, edhe nga llojet produktit që prodhon. Por, aspak të ëmbla janë problemet që i shoqërojnë ndër vite prodhuesit e mjaltit: mungesa e subvencioneve për fermerët e vegjël, pesticidet e përdorura pa kriter dhe sëmundjet e bletëve, dizavantazhi në prodhim krahasuar me rajonin, probleme eksporti, si dhe mungesa e një strategjie të qartë nga shteti për sektorin e bletarisë dhe së fundmi probleme me tregun virtual të këtij produkti.

Nga investigimet e bëra nga Qendra Alert në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook duket se një nga produktet me potencial shumë të lartë blerje por dhe falsifikimi është mjalti. Me përhapjen e falsifikimeve të produkteve të konsumit, shumë prej nesh nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë blejmë e për çfarë na shitet. Vitin 2023 bletarritësit e kanë cilësuar si vit të dobët për prodhimin e mjaltit, për shkak të kushteve jo të favorshme të motit. Për pasojë e një mungesë të dukshme në tregun fizik, konsumatorët e kanë filluar ta kërkojnë atë në tregun virtual. Aktualisht shitja e mjaltit virtualisht është bërë praktikë e zakonshme, duke sjellë me vete përfitime për prodhuesit dhe për konsumatorët. Kjo tregëti është shoqëruar me abuzime të ndryshme që kanë ndikuar negativisht tek cilësia e produktit dhe tek besimi i konsumatorëve. Konsumatorët që blejnë mjaltë virtualisht shpesh përballen me produkte me çmime të favorshme joshëse dhe me cilësi të ulët që nuk përmbajnë përbërësit e vlefshëm të mjaltit natyral. Sidoqoftë, ky treg duket se është shoqëruar me abuzime të ndryshme si çmimi që kanë ndikuar negativisht, tek cilësia e produktit dhe besimi i konsumatorit.

Skandali, si blihet online mjalti në Kosovë për vetëm 5 euro kg

Nga problematikat e hasura në tregun virtual, bletarët kërkojnë që qytetarët duhet të kenë kujdes se nga cilat, dyqane ose bletari blejnë në formë elektronike, përkatësisht nëse ato janë të regjistruara dhe kanë adresë dhe llogari të regjistruar ku mund të bëhen ankesat rreth produkteve. Numërohen me qindra dyqane virtuale (adresa online) që shesin mjaltë të llojeve të ndryshme me çmime të ndryshme. Por, tregtia e mjaltit online, duket se ka lulëzuar më shumë në Kosovë. Sapo ndeshesh me lajmërimet në rrjetet sociale, mashtrimet e para janë të dukshme sidomos me  çmimet e llojeve të ndryshme të mjaltit.  Konsumatorët  e tregut shqiptarë të joshur nga mundësia që produkti i atyre zonave mund të jetë bio kanë zaptuar tregun virtual kosovarë. Një ndër adresat në rrjetet sociale  më e kërkuara  është „Mjaltë nga Bjeshkët e Sharrit”, ku nxjerr ofertë për 4 lloje mjalti me çmime nga 20 deri ne 25 euro për 4 kg mjalte. „ Mjaltë me hoje 4 kg 25 euro, Mjalte gështenje 4 kg 23 euro, Mjaltë mali 4 kg 20 euro, Mjalte begrami 4 kg 20 euro, Mjalte pishe 4 kg 20 euro“, kjo është oferte që ju bën konsumatorëve faqja “Mjaltë nga Bjeshkët e Sharrit”. Jo vetëm kaq por në ofertë thuhet se transporti për Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është 3 euro dhe cilësia e garantuar e mjaltit që ato tregtojnë.  Mes rrjeshtave të komenteve shikon shpesh dhe protestat e komentuesve sidomos për manipulimet me çmimet. Shumica e faqeve që tregtojnë mjaltë online i kanë hequr nga faqja komentet negative. Madje në Instagram dhe në Facebook duket se fushatat me sponsorizim më të mëdha të marketingut online janë të bëra më shumë nga faqet që tregtojnë mjaltë. Sponsorizojnë me qindra euro reklama në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram sidomos për cilësinë dhe çmimin e favorshëm të mjaltit.  Ndërsa në Shqipëri çmimi i mjaltit  është sa trefishi i mjaltit të Kosovës.  Sot ,në tregun shqiptarë një kg mjalt shitet nga 2 mijë  deri në 4 mijë lekë  në varësi të llojit të mjaltit nga 1 mijë e 500 lekë që shitej një vit më parë.  Nga investigimet e bëra nga Qendra Alert në rrjetet sociale shikohet që çmimet e ulëta të mjaltit janë më shumta në Kosovë në krahasim me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut. Të kontaktuar nga Qendra Alert ,faqja online „Mjalte vendorë nga Bjeshkët e Sharrit“, tregon se mjalti që ajo tregton është cilësorë dhe brenda cdo standardi. Po sa të vërteta janë këto.?  Kujtojmë se para një viti në Kosovë janë arrestuar pesë persona për shitje mjalti të dëmshëm. Sipas Prokurorisë së Kosovës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut,  kanë bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, dhe me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale, kanë kontrabanduar mallra të emëruara si “mjaltë”  me origjinë nga vende të ndryshme, të cilat futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve”, është theksuar në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Sipas saj, malli i kontrabanduar ishte vënë në qarkullim për shitje, pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar. Jo vetëm kaq por, duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmban substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,  është theksuar në njoftimin e Prokurorisë.

Nga investigimet e bëra në rrjetet sociale nga Qendra Alert konfirmohet se shitja e mjaltit në tregun virtual është një mundësi e shkëlqyer për të blerë produkte të shijshme dhe të shëndetshme, por konsumatorët duhet të  jenë të kujdesshëm për të shmangur abuzimet dhe  për të siguruar që po marrin produkte të cilësisë së lartë. Duke qenë të informuar dhe të vëmendëshëm, konsumatorët mund të mbrojnë veten nga rreziqet dhe të gëzojnë përfitimet e vërteta të mjaltit natyral.  “Ne jemi një nga kompanitë më të vjetra në Shqipëri për prodhimin dhe ambalazhimin e mjaltit, dhe të vetmit që kemi eksportuar ndonjëherë mjaltë Made in Albania jashtë. Klima, natyra e Shqipërisë është mesdhetare kontinentale gjë që bën të kemi një shumëllojshmëri lulesh dhe normalisht mjalti që vjen nga këto lule është tepër i veçantë”, u shpreh Eugen Skermo nënkryetar i Federatës Kombëtare të Bletërritësve.  Sipas Skermos duhet të stopohen shitjet abuzive të mjaltit si në tregun fizik edhe atë virtual, pasi sipas tij kavanozat e mjaltit i shikon të reklamuar në dyqan këpucësh pa kriter. Jo vetëm kaq por ai udhëzon konsumatorët dhe bletarët ti bëjnë stop abuzimeve të mjaltit fallco. „Reklamohet mjalte gështenje nga tropoja dhe te del mjalt indie. Mjalti duhet të kaloj përmes filtrash. Tregtia virtuale po ndikon shumë negativisht tek imazhi I produktit. Në Shqipëri thuhet se prodhohen rreth 3-5 ton mjaltë në vit ku 96 përqind e këtij prodhimi është I padeklaruar dhe I pa kontrolluar vetëm 4 % ka standardet dhe kontrollohet e duhura. Për të ulur këtë përqindje të padeklaruar e të pakontrolluar duhet që bletarritësit prodhimin ta dërgojnë në pikat e grumbullimit të mjaltit të deklaruar me  çdo detajë. Kjo gjë mbyll rrugët abuzuese të tregtimit të mjaltit.  Shitja pa kontroll dorë pas dorë e pa garanci sjell vetëm pasoja negative jo vetëm në financa po edhe në shëndetin e konsumatorëve”, përfundon Skermo. Jo vetëm konsumatorët por edhe bletarët  po ballafaqohen jo vetëm me ndryshimet klimatike që dëmtojnë prodhimtarinë e mjaltit, por edhe me konkurrencën jo reale. Gjithashtu për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, edhe çmimi i mjaltit po rritet, kjo rritje vërehet më shumë në Shqipëri. Prodhuesit e mjaltit në Shqipëri  thonë se rritja e çmimit është e pashmangshme, para së gjithash për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, sheqerit dhe pajisjeve të punës. Për shkak të klimës që nuk favorizon bletët, bletarët ankohen për konkurrencë të pandershme. Bletarët thonë se duhet të ketë kontrolle më të mëdha nga autoritetet dhe të mos lejohet që të abuzohet me cilësinë e mjaltin që ndodh që i shtohen edhe përbërje jo natyrale dhe që shitet në pikat e ndryshme, andaj edhe kërkojnë që shteti të bëjë kontrolle të rregullta të numrit të bletëve dhe të zbulojë manipuluesit eventual edhe përmes kontrolleve të rregullta të cilësisë së mjaltit nga shërbimet profesionale. Përderisa apelojnë për më shumë kontrolle nga ana e institucioneve që të pengohet krijimi i mjaltit fallco, shtojnë se konsumatorët duhet të blejnë mjaltë nga bletarët e njohur, jo të mashtrohen as nga shitjet në terren apo ato online çdo gje duhet të jetë e çertefikuar.

Cilësia e ulët e mjaltit dhe rreziqet për shëndetin e konsumatorit.

Oferta që të bëjnë për vete dhe çmime që joshin cdo ndjekës në rrjetet sociale dhe jo vetëm kaq por, që këto oferta i detyrojnë ndjekësit virtualë të bëhen dhe blerës të menjëherëshëm. Kjo është panorama e parë që has cdo konsumator në tregun virtual të shitjes së mjaltit.  Por, një pjesë e mirë e blerësve virtualë duket se janë zhgënjyer nga këto blerje pasi në shumë rastë cilësia e mjaltit që shitet virtualisht mund të ndryshojë në varësi të burimit dhe prodhuesit të deklaruar.  „U ndikova nga cmimi  i ulët edhe pse kisha dyshime që mund mos jetë bio por sërish duke menduar që klima në Kosovë është më e favorshme për bletët thash mund të jetë edhe mjalt bio. Por nuk doli i tillë, pasi produkti që unë bleva online ishte I përzier me shurup misri dhe sheqer në përqindje të konsiderueshme. Me provat tradicionale që tashmë dihen nga të gjithë u verefikua se nuk ishte mjalte cilësorë siç u reklamua. Prandaj I bëj thirrje çdo konsumatori që të mos blej mjaltë pa ditur origjinën e saktë dhe cilësinë”, u shpreh Enkeleida Jata e cila tregoi se kishte praktikuar herë pas herë blerjen e mjaltit në tregun virtual të bletarritësve kosovarë. Jo vetëm kaq por ajo thekson se blerja e mjaltit nga burime të  pa indentifikuara është shumë e vështirë të dihet nëse produkti është i pastër dhe cilësor. Mungesa e testeve dhe certefikimeve të cilësisë rrit rrezikun e konsumimit të produkteve të kontaminuara ose falsifikuara. Për të shmangur këto rreziqe është shunë e rëndësishmë të bëhet kujdes në zgjedhjen e furnizuesve të besueshëm, të cilët ofrojnë produkte te  certefikuara dhe të testuara për cilësi dhe siguri.

„Shumë luftë“ me informalitetin në tregtinë e mjaltit

Vetë ekspërtët e fushës kanë ngritur fuqishëm zërin e tyre duke theksuar se tek mjalti duhet të luftosh shumë me informalitetin. Ka individë të paregjistruar që nuk paguajnë taksë,nuk regjistrojnë shitjet dhe produkti i tyre nuk kalon asnjë filtër kontrolli.

„Vetëm pikat e mëdha të grumbullimit janë të kontrolluara nga ekspertët e fushës pjesa tjetër është pa kontroll dhe pa origjinë malli. Për këtë i bëj apel gjithë bletarritësve që produktin e tyre  pjesën e mbetur të pa shitur mos ta dergojnë dorë më dorë në farefis e të njohur por ta depozitojnë direkt në pikat e grumbullimit. Depozitimi dhe mbledhja ne pikat e grumbullimit të mjaltit zvogëlon mundësinë e produktit fallco dhe bën të mundur kontrollin e herë pas herëshëm nga institucionet përkatëse“shton Eugen Skermo, nënkryetar i Federatës Kombëtare të Bletërritësve.

Edhe vetë bletërritësit e njohur e të certefikuar në zona ku ato përfaqësojnë kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë ngritjen dhe fuqizimin e pikave të grumbullimit si e vetmja formë për të shmangur shitjen e mjaltit në mënyrë informale, në ambiente të papërshtatshme dhe pa elementë sigurie, gjë që ka sjellë paragjykim për produktin shqiptar.

Nga ana tjetër kërkohet të ndryshohet skema e subvencioneve, duke subvencionuar për njësi prodhimi. Kërkesat janë bërë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese gjatë diskutimit të projektligjit për bletarinë.

Nga ana tjetër kompanitë që mbledhin mjaltë, penalizohen në limitin e blerjeve dhe në eksport.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Prodhimi vjetor i mjaltit në vend ka arritur në 5 mijë ton, dukë mbuluar pjesën më të madhe të konsumit. Projektligji për bletarinë i cili po kalon hallkat e fundit të diskutimit, pritet të rregullojë të gjithë sektorin.

Rregulla të reja për bletarritësit shqiptar. Mjalti duhet të shitet me faturë

Viti 2024 për bletarritësit shqiptarë duket se ka qenë edukues dhe ndërgjegjësues përsa i përket ruajtjes së cilësisë së mjaltit. Për të ruajtur cilësinë e produkteve që ata tregtojnë janë shpalosur masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se limiti i caktuar.  Këto masa i detyrojnë bletërritësit që ta shesin mjaltin tek një subjekt i licencuar me faturë. Konkretisht, referuar udhëzimi,  përfitues të mundshëm të mbështetjes janë fermerë  individualë,  grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin  e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i  vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë  NIPT me status aktiv.  Aplikanti (ferme individual/grup fermerësh), duhet të ketë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikantët duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të  anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në  sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje  përcaktohet numri total i zgjojeve për çdo anëtar  dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që  bën aplikimin.Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet  të kenë kontratë për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit. Kontrata parashikon që sasia e mjaltit të dorëzuar të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSTAT). Referuar udhëzimit, çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të mjaltit. Sasia e mjaltit  e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve, të jetë jo më pak se 30% të prodhimit  vjetor. Po ashtu, përcaktohet se aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje. Zgjojet e bletëve duhet të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë. Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 5 mijë ton mjaltë. Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Në Shqipëri referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2022, prodhimi i mjaltit ka pasur një rritje me rreth 6 për qind, duke e çuar prodhimin total në afro 5 mijë ton mjaltë.  Aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Ndërsa numri total i koshereve llogaritet në 402 mijë.

BE, rregulla të reja për tregtimin e mjaltit – Një listë me udhëzime për të dalluar mjaltin e falsifikuar

 Parlamenti Europian miratoi Direktivën e Mjaltit, që synon të parandalojë shitjen e mjaltit me sheqer të shtuar në tregun e BE-së. Direktiva u miratua pasi u konstatua se në tregun europian, blerësi ka 50% shanse të mashtrohet dhe të blejë mjaltë të falsifikuar. Sistemi i mëparshëm i deklarimit, pra etiketa “përzierje mjalti BE/Jo BE”, është abuzuar prej vitesh me qëllim importimin dhe shitjen e produkteve në tregun e BE-së. Sipas Direktivës së re të Mjaltit, etiketat e reja në paketimet e mjaltit do të kenë një listë të të gjitha vendeve nga të cilat mjalti ka ardhur në territorin e BE-së. Parlamentarët europianë vendosën të përdorin një direktivë të re për mjaltin dhe rregullore më të rrepta pasi u zbulua se nga 123 kompani të huaja që importonin mjaltë në tregun e BE-së, rreth 70 prej tyre shisnin mjaltë me shurup sheqeri. Shumica e këtyre kompanive, ishin nga Kina, dhe pjesa tjetër nga Ukraina, Argjentina, Brazili, Meksika dhe Turqia. Europa nuk prodhon mjaltë të mjaftueshëm për të kënaqur tregun e saj dhe importon rreth 40% nga vendet e treta. Analiza e fundit tregoi se 46% e 320 mostrave të mjaltit të importuar, të marra rastësisht midis nëntorit 2021 dhe shkurtit 2022 dhe të analizuara ishin ‘ndoshta të falsifikuara’. Sipas rregullave të BE-së, mjalti që tashmë përmban sheqerna në mënyrë natyrale duhet të mbetet “i pastër”, që do të thotë se nuk mund t’i shtohet asnjë përbërës. Pas miratimit të kësaj direktive, do të sigurohet një mbikëqyrje më e rreptë inspektuese, dhe inspektimet duhet të pajisen në mënyrë që të zbulojnë ‘mjaltin’ e ultrafiltruar, i cili praktikisht nuk ka polen. Bletërritësit sqarojnë se ky zbulim nuk është aspak i lehtë, pasi vitet e fundit, falë makinerive moderne të homogjenizimit, në treg janë shfaqur “kopje” që ngjajnë shumë me produktin e vërtetë të bletës. Blini mjaltë të kristalizuar, në periudhën më të ftohtë mjalti ngurtësohet, domethënë kristalizohet. Është kjo këshilla e shumicës së bletarëve se si të siguroheni që mjalti që blini të jetë i vërtetë.

Mjalti përbëhet nga sheqerna të ndryshme, kryesisht fruktozë dhe glukozë dhe substanca të tjera si acide organike, enzima dhe grimca të ngurta që futen në mjaltë gjatë formimit të tij. Mjalti mund të jetë i lëngshëm ose viskoz, pjesërisht ose plotësisht i kristalizuar, dhe ngjyra e mjaltit mund të ndryshojë nga e verdhë e lehtë në kafe të errët. Era dhe shija e mjaltit ndryshojnë në varësi të llojit të bimës nga vjen.

Ja 115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë – Shqipëria në listë e 39-ta!

Biznesi i mjaltit duket se është rritur vitet e fundit sepse njerëzit duan më shumë ëmbëltues natyralë dhe mjalti është i mirë për shëndetin tuaj. Mjalti është një ëmbëltues natyral që vjen nga nektari i luleve dhe prodhohet nga bletët. Ka shije të mirë në shumë mënyra, duke e bërë atë një ushqim të preferuar në mbarë botën. Prandaj, prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende. Megjithatë, sasia dhe lloji i mjaltit mund të ndryshojë shumë në bazë të klimës, bimëve që rriten atje dhe mënyrës se si punojnë bletarët. Në këtë kontekst, ne do të shohim më nga afër disa nga vendet më të mira prodhuese të mjaltit dhe mënyrën se si ata e bëjnë mjaltin.

Fakte rreth prodhimit të mjaltit sipas vendit:

Kina është prodhuesi më i madh i mjaltit në mbarë botën, duke prodhuar mbi 485,960 ton në vit.

Ukraina është prodhuesi më i madh i mjaltit në Europë, e ndjekur nga Gjermania, Franca, Portugalia dhe Lituania.

Tanzania, Kenia dhe Etiopia janë gjithashtu kombe të rëndësishme prodhuese të mjaltit në Afrikë.

Qytetërimet e lashta greke e konsideronin mjaltin si një simbol të fatit të mirë dhe gëzimit. Gjithashtu, në funeralet u ofruan mjaltë shpirtrave të të ndjerit.

Mjalti është i vetmi ushqim i prodhuar nga insektet që konsumojnë si insektet ashtu edhe njerëzit.

Toksinat që përmbajnë mjaltë janë përdorur në luftërat e lashta.

Shumëllojshmëria e mjaltit të prodhuar ndryshon sipas rajonit dhe ndikohet nga lulet dhe bimët nga të cilat bletët mbledhin nektarin.

Bletët që kërkojnë ushqim duhet të udhëtojnë afërsisht 55,000 milje dhe të vizitojnë rreth 2 milionë lule për të prodhuar një kilogram mjaltë.

Bletët bumble nuk prodhojnë mjaltë në kuptimin tradicional, por ato prodhojnë formën e tyre të mjaltit.

Mjalti vjen në nuanca të ndryshme, nga pothuajse transparente në pothuajse të zeza. Mjalti më i errët përmban më shumë antioksidantë.

Australia është e njohur për prodhimin e mjaltit me cilësi të lartë, duke përfshirë varietete të dallueshme dhe me shije si eukalipt, makadamia dhe dru lëkure.

Në disa vende, si Franca dhe Italia, mjalti konsiderohet një delikatesë dhe shpesh shitet me çmim të lartë në dyqanet ushqimore dhe tregjet e fermerëve.

Kina dhe India kanë një histori të gjatë të përdorimit të mjaltit në mjekësinë tradicionale për të menaxhuar një sërë sëmundjesh. Macet nuk mund ta shijojnë mjaltin sepse u mungojnë receptorët e nevojshëm të shijes.

Macet nuk mund ta shijojnë mjaltin sepse u mungojnë receptorët e nevojshëm të shijes.

Lista e 44 vendeve të para më të mëdha prodhuese të mjaltit në botë, sipas FAO:

Renditja                                                                                                                    Shteti                                                                                                                                                                  Prodhimit total (në ton)

 

*Autori i shkrimit është pjese e trajnimeve të gazetarëve nga Qendra ALERT për të drejtat e konsumatorëve, me një eksperiencë jo të vogël në mediat e shkruara online. Prej dy vjetësh punon për germo.al

Related Posts