Menu

Konsumatorët përballë sfidave, informimi i të rinjve në Prrenjas, në kuadër të projektit “Të rinjtë si promovues të Vlerave të BE-së për të Drejtat e Konsumatorit”

PRRENJAS – Zbatimi i projektit “Të rinjtë si promovues të Vlerave të BE-së për të Drejtat e Konsumatorit”, që zbatohet nga Qendra ALERT e që mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, vijoi turin e trajnimeve në qytetin e Prrenjasit.

Aktiviteti nisi me fjalën përshëndetëse të Z. Granit Sokolaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës ALERT, i cili theksoi rëndësinë e të drejtavë të konsumatorëve dhe forcimin e zërit të tyre.

Në aktivitetin e mbajtur në Prrenjas me një grup të madh të rinjësh nga ky qytet, mori pjesë dhe Z.Geron Ibrahimi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, i cili përshëndeti takimin e të rinjtë pjesëmarrës, ndërkohë që foli dhe për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre në kauza të ndryshme të dobi të komunitetit, si dhe për mbështetjen që AKR iu jep të rinjve dhe projekteve që kanë të bëjnë me ta.

Më pasj, takimi vijoi me 2 prezantimet e lektorëve, Znj.Shpresa Ohri, Eksperte e Komunikimit të Riskut e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Sigurisë Ushqimore, si dhe Dr. Bislim Ahmetaj, Pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Në fjalët përshëndetëse dhe të hapjes së aktivitetit, u diskutua rëndësia e informimit të të rinjve për tema, të cilat i prekin në jetën e përditshme dhe sa pranë janë në fakt ndryshimet që po sjell procesi i integrimit. Roli aktiv i të rinjve dhe nxitja e tyre për të marrë pjesë në sjelljen e ndryshimeve në komunitetet përkatëse është një objektiv, që duhet të jetë gjithmonë e më prioritar. Pjesëmarrësve iu shpjegua gjendja aktuale e procesit të integrimit në kuadërtë të drejtave të konsumatorit të Shqipërisë. Kapitullit 12, ” Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” dhe atij 28, “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndeti Publik”, i’u kushtua vëmendje e veçantë pasi ofron një qasje të prekshme dhe praktike se si çdo person përballet me rezultatet e deritanishme. Lektorët theksuan përdorimin e duhur të frazave, të cilat përdoren shpesh në mënyrë të papërshtatshme dhe që keqinformojnë publikun.

Procedurat që administrata ka vendosur për të ndihmuar njerëzit në zgjidhjen e ankesave të tyre, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel kombëtar, ishin një temë e rëndësishme që u trajtua. Ndër çështjet e diskutuara ishin efektiviteti i punës së instancave, njohja publike e tyre, gjurmimi i rasteve të konstatuara dhe përdorimi i duhur i burimeve njerëzore në raport të kërkesave apo ankesave.  Në vazhdimin të temës u soll dhe një trajtim i mekanizmave të BE-së për mbrojten e konsumatorit. Pjesëmarrësve i’u prezantuan disa nga instancat dhe instrumentet ligjore më të rëndësishme që garantojnë zbatimin dhe gëzimin e të drejtave të qytetarëve europianë si konsumatorë.

Gjithashtu, gjatë trajnimit të të rinjve u fol dhe për legjislacionin shqiptar të mbrojtjes së konsumatorëve, përafrimin e “acquis” të BE si një domosdoshmëri në kuadër të integrimit, por edhe nevojën e madhë të forcimit e përmirësimit të ligjeve e akteve tjera në dobi të konsumatorëve.

Qëndrimi i individëve ndaj përdorimit të të drejtave të tyre si konsumator është ende i brishtë pasi ata nuk besojnë në ushtruimin e plotë të këtyre të drejta. Edhe pse ka një sërë arsyesh pse ndodh kjo lloj përqasjeje, në përgjithësi u ra dakord që për të realizuar nje ndryshim të konsiderushëm, duhet të ketë ndërveprim të shtuar ndërmjet të gjitha palëve.

* Ky aktivitet u realizua nga Qendra ALERT në kuadër të projekti “Të rinjtë si promovues të Vlerave të BE-së për të Drejtat e Konsumatorit”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).

Related Posts