14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Kryeinspektori i ISHMT Sahitaj: Jemi në komunikim me Rapex, mbi 17 mijë lodra të asgjësuara

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryeinspektori i ISHMT Lavdrim Sahitaj ka folur për raportet e Rapex dhe se si vepron ky Inspektorat për produktet e rrezikshme që tregtohen në vendin tone.

“Në raportet e Rapex kryesojnë produktet e lodrave, të tekstilit, të makinave të rrezikshme etj. Në vitin 2019 kishim mbi 2 mijë produkte jo të rregullta për t’u tregtuar në vendin tonë. Kemi patur në Shqipëri raste kur jemi njoftuar nga Rapex dhe ua kemi përcjellë subjekteve të cilat më pas i kanë tërhequr nga tregu. Bëht fjalë për pjata, garuzhde, gota plastike dhe lodra për fëmijë që janë më problematike përsa i përket Rapex. Produktet me të rrezikshme vijnë nga Kina dhe që kanë destinacion të parë Shqipërinë. Kanë probleme, pasi nuk i porositin konform standardeve të BE, pasi duan të përfitojnë dhe nuk janë produkte CE. Ndaj tyre kemi marrë masa administrative dhe kemi bllokuar këto produkte, pasi qëllimi ynë kryesor është të ndërgjegjësojmë këto subjekte. Janë rreth 17 mijë lodra të asgjësuara, për shkak të dëmeve nga kimikatet që përmbajnë. Inspektorati është strukturë e re që lindi si nevojë e Rapex dhe dogana është në komunkim të vazhdueshëm me institucionin tonë për produktet që hyjnë në treg. Ato produkte që janë të dyshuara, dogana na njofton, është bashkëpunëtori ynë kryesor. Ndër produktet me risk të lartë janë lodrat që zënë vend kryesor me 29%, makinat, tharëset e flokëve, kozmetika etj. Krahas inspektimit të ankesave, në terren nuk dalim dot pa patur një ankesë nga subjekti që i është cënuar e drejta. Lodrat që nuk janë në markimin CE nuk duhet të blihen, pasi kanë një riskt të lartë. Ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës në krahasim me vitin e kaluar. Kemi konstatuar edhe CE false në kapakun e baterisë por jo në lodra, pasi është lehtësisht i montueshem dhe është lodër me rrezik. Rapex të jep listë për produktet që nuk duhet të blihen, ndaj informacionet e shpërndara duhet t’i ketë parasysh klienti”-deklaroi Lavdrim Sahitaj.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -