Listeria mund të kontaminojë ushqimin në çdo nivel të zinxhirit të prodhimit, prandaj vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet praktikave higjienike jo vetëm në industrinë ushqimore, por edhe në shtëpi . Mund të jetë i pranishëm dhe zhvillohet në tokë ose ujë, në enë ose në kuzhinë dhe madje edhe në frigorifer. Rruga kryesore e transmetimit për njerëzit është ushqimi. Fëmijët dhe të rriturit e shëndetshëm mund të infektohen herë pas here, por rrallë zhvillojnë një sëmundje serioze, ndryshe nga ata me imunitet të dobët dhe gratë shtatzëna, në të cilat sëmundja mund të çojë, në disa raste në lindje të parakohshme. Listerioza zakonisht manifestohet me simptoma gripi ose gastroenterit febrile. Tek njerëzit me sistem imunitar të fortë zakonisht nuk ka pasoja serioze dhe mund të jetë edhe asimptomatike. Për disa segmente të popullsisë, megjithatë, ajo përfshin rreziqe më të mëdha si shtrimi në spital dhe në disa raste edhe vdekje.
Ushqimet më kritike janë ato me bazë mishi të papërpunuar ose të papjekur dhe mish të freskët ose pak të stazhionuar. Në listë gjejmë edhe qumësht të papërpunuar, djathëra të përgatitur me qumësht të papërpunuar. Ka edhe produkte të tymosur si salmoni dhe trofta. Rreziku mund të zbulohet gjithashtu në perimet që i nënshtrohen trajtimeve të konservimit, në produktet e thata dhe në produktet e gatshme si majoneza, ëmbëlsirat me krem, sallata ruse dhe sanduiçe. Për të reduktuar rrezikun e ndotjes është e nevojshme të zbatohen disa praktika të thjeshta higjienike: pastrimi i plotë i tavolinave të punës, enëve, frigoriferëve dhe ngrirësve (të cilët duhet të mbahen respektivisht në temperatura nën +4°C dhe -17°C). Gjithashtu është e nevojshme të lahen mirë frutat dhe perimet. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al

