Menu

Luftë vs Çmime / Preçi: Çmimet rriten shpejt dhe nuk kthehen më në nivelin e mëparshëm

Goditja ndaj një prej rafinerive më të mëdha prodhuese të gazit dhe paralajmërimet drejtuar Europës se do të “paguajë çmimin”, kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare dhe kanë përkeqësuar situatën ekonomike globale.

I ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, eksperti i ekonomisë Zef Preçi u shpreh se tregjet botërore ndodhen ende në fazën e parë të panikut dhe të spekulimeve, duke paralajmëruar se ndikimi i krizave globale reflektohet shpejt edhe në ekonominë shqiptare.

Sipas tij, në Shqipëri ekziston një traditë e keqe ku qeveria dhe biznesi shpesh e shfrytëzojnë konsumatorin, ndërsa çdo krizë ndërkombëtare përkthehet në rritje çmimesh, sidomos për produkte bazë si drithrat dhe karburantet.

Preçi theksoi se, ndryshe nga tregjet ndërkombëtare ku çmimet korrigjohen me kalimin e kohës, në Shqipëri ato rriten shpejt, por rrallë kthehen në nivelin e mëparshëm, duke rënduar më tej mbi familjet shqiptare.

Eksperti paralajmëroi gjithashtu se rreth 42% e popullsisë ndodhet pranë kufirit të varfërisë, dhe edhe një rritje e vogël e inflacionit mund ta përkeqësojë më tej situatën ekonomike të konsumatorëve.

Related Posts