Menu

Luftë vs Çmime / Radonshiqi: Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndëshkojë abuzimet në treg

Përshkallëzimi i tensioneve ndërkombëtare dhe pasiguritë në tregjet globale po rrisin shqetësimet edhe për ndikimin që mund të kenë në ekonominë shqiptare, veçanërisht në rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në Ora News, ekspertja e ekonomisë Romin Radonshiqi u shpreh se një nga problemet kryesore në Shqipëri mbetet spekulimi në treg dhe rritja abuzive e çmimeve, që sipas saj reflektohet shumë më shpejt se në vendet e tjera.

Radonshiqi theksoi se vendi përballet me një situatë ku kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, çka e bën edhe më të ndjeshëm ndikimin e rritjes së çmimeve për qytetarët.

Sipas saj, në këto kushte Autoriteti i Konkurrencës duhet të marrë masa më të forta, deri edhe në pezullimin e aktiviteteve të disa bizneseve që abuzojnë me çmimet, në mënyrë që të krijohen precedentë dhe të parandalohet spekulimi në treg.

Ekspertja nënvizoi gjithashtu nevojën për një vendimmarrje më të fortë institucionale, duke theksuar se shpesh çmimet në treg nuk përcaktohen nga mekanizmat realë të tregut, por nga vendimet e vetë tregtarëve.

Related Posts