Në tregun e Kosovës është futur dhe mund të gjendet ende miell gruri me origjinë nga Sllovenia i kontaminuar me pesticidin Chlorpyrifos-ethyl. Sistemi i Njoftimit të Shpejtë i Bashkimit Evropian (RASFF) ka njoftuar se një sasi mielli i prodhuar në Slloveni dhe I future dhe në tregun e Kosovës, por I shpërndarë edhe në Austria, Bullgari, Kroaci, Francë, Gjermani, HUngari, Holandë dhe Suedi duhet të tërhiqet menjëherë nga tregu. Kjo, pasi është i kontaminuar me pestidicidin Chlorpyrifos-ethyl në nivelin 51 herë më shumë se norma e lejuar. Sipas RASFF, nga analizat dhe raportimi i vetë Sllovenisë, mbetja e Chlorpyrifos-ethyl ka rezultuar 0.051 mg/kg nga 0.01 mg/kg që lejohet.
Megjithëse njoftimi për ALERT mban datën 22 shtator 2025, Agjencia e Ushqimitn dhe veterinarisë së Kosovës nuk ka ende asnjë komunikim për konsumatorët për të mos e konsumuar, apo në lidhje me sasitë e këtij mielli që mund të gjenden në Kosovë, për kontrollet e ushtruara apo sasitë e hequra nga tregu.
@Qendra ALERT


