Menu

Mjalti i falsifikuar: Çfarë përmbajtje zbuloi Europol dhe Interpol në 15 shtete?

Operacioni i koordinuar ndërmjet Europol dhe Interpol ka konfiskuar rreth 15 mijë ton ushqime të paligjshme dhe pije në tregun europian. Operacioni i dhjetë i këtij lloji, dhe i cili është zhvilluar nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor 2021 përfshiu forcat ligjzbatuese të 72 vendeve, duke përfshirë dhe 26 vende anëtare të BE-së.

Vendet e targetuara për zbulimin e mjaltit të falsifikuar ishin: Austria, Belgjika, Qipro, Rep. Çeke, Franca, Greqia, Italia, Lihtenshtejni, Lituania, Portugalia, Serbia, Spanja, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Mjalti i falsifikuar ka qarkulluar në treg duke filluar nga vitet 1970-të, ku filloi të prodhohej nga një fruktozë e lartë e shurupit të misrit dhe shurupit të sheqeri për ta bërë më të ngjashëm me mjaltin origjinal. Ky lloj aktiviteti ndikon tregun, i cili mbushet me produkte të falsifikuara dhe që kanë çmime më të ulëta sesa produkti origjinal. Si pasojë, bletërritësit detyrohen që në mënyrë graduale të ulin çmimet e produkteve të tyre. Kjo gjë rrezikon edheaktivitetet e tyre, duke sjellë uljen e prodhimit si dhe uljen e popullatave të bletëve që ato rrisin.

EUROPOL iu ka kërkuar të gjitha autoriteteve kombëtare që të kontrollojnë produktet e paligjshme të cilat mund të identifikohen në degët e furnizimit.

Autoritetet e dedikuara ndaj sigurisë ushqimore kryen kontrolle në tregjet e brendshme, duke përfshirë shitjet e drejtpërdrejta të mjaltit, mbledhjen dhe përpunimin e produkteve të bletëve, tregtarët me shumicë, shpërndarësit, depozitat, tregjet rrugore, tregtarët me pakicë dhe prodhimet e ushqimeve të gatshme të mjaltit për tu konsumuar. Autoritetet kontrolluan kryesisht zbulimin analitik të shurupit të sheqerit dhe shurupit të misrit.

 

Rezultatet:

495 kontrolle

7% produkte jo të rregullta, duke sjellë ndalimin e më shumë se

51 000 kg mjaltë të falsifikuar

 

Burimi: Europol

alert.al/

Related Posts