Menu

Mykotoksina kancerogjene në miellin serb alarmon Zvicrën, fillon heqja nga tregu

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ka njëoftuar për një Alert në Zvicër, referuar analizave të miellit të mirsit nga Serbia, të bardhë e të verdhë. Gjatë kontrolleve zyrtare në markete, autoritetet zviceriane kanë analizuar dhe mostra mielli me origjinë nga Serbia, miell mistri i bardhë dhe i verdhë.

Siç njofton RASFF, mielli ka rezultuar me Fumonisina mbi normat e lejuara, konkretisht 1388 në miell të bardhë dhe 1585 në të verdhë µg/kg – ppb. Menjëherë autoritetet zviceriane të sigurisë ushqimore kanë urdhëruar heqjen nga tregu të produkteve serbe të analizuara dhe që kanë rezultuar me probleme e të rrezikshme për përdorim.

Më herët, siç njofton dhe Gazeta “Le Canton27.ch”, përmes RASFF, Zvicra ka lajmëruar për ngarkesa të specit të bluar nga Serbia, që përmbante sasi të paligjshme të toksinave.

Toksinat Fumonisin janë ndër mykotoksinat më të zbuluara së fundmi, të prodhuara nga mikroorganizmat e mykut. Këto gjenden kryesisht në bimët e misrit dhe përhapen në natyrë giatë korrjes së misrit. Nder toksinat Fumonisinë janë llojet B1, B2 dhe B3 në vetvete, fumonisina B1 është toksina më e zakonshme në natyrë.

Në testet në kafshë, fumonizina është zbuluar se shkakton dëmtim të trurit në kuaj, edeme të mushkërive në derra dhe kancer të mëlçise në minj. Ndërkohë, kjo toksine githashtu mendohet të jetë e rrezikshme për shndetin e njeriut. Deri sot, dihet se shkakton kancer të mëlçise në disa pjesë të Kines dhe se ka raste të kancerit të fytit në Afriken e Jugut. Për këto arsye, substanca fumonisin është pranuar si një rrezik i mundshem i kancerit për njerezit nga Agencia Nderkombëtare e Kërkimit të Kancerit dhe është përfshirë në listin e substancave kancerogjene. Fumonisina B1 është një helm rezistent ndaj proceseve normale të përgatitjes së ushqimit.

Related Posts