Menu

Kultura e grurit, Imer Rusinovci: Kosova në situatë aspak të mirë, po e godet importi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Imer Rusinovci pedagog i bujqësisë në universitetin e Prishtinës ka folur për grurin, kultivimin e tij, problematikat që po hasin këtë vit dhe ndikimi i importit.

“Gruri është kulturë kryesore strategjike, ku në Kosovë përbën 20-25% të sipërfaqes së përgjithshme kultivuese, në raport të viteve paraprake me tani,  si duket problemet do jenë të mëdha këtë vit, pasi fatkeqësisht importi i saj ka vijuar me 40-50 milionë euro që përfshin importin e grurit, miellit të grurit, fara dhe kjo është e pajustifikueshme për ata që merren me këtë kulturë. Kjo u bë shumë e rëndësishme sidomos në vitin 2020, kur u panë pasojat e covid-19, ku një interesim i madh i fermerëve që ishin dekurajues për kulturën e kultivimit të grurit, e karakterit strategjik. Duhen gjendur mekanizma në nivel shteti që të mbështet kultura e grurit pasi siguron ushqimin. Problem kryesor është sigurimi i imputeve cilësore, farës cilësore ku si pasojë e krizes energjetike u shtrenjtuan në varësi të llojit të plehut dhe kjo sjell kosto të lartë për fermerët. Më parë kostoja e hektarit të grurit ishte 700-800 euro, këtë vit do jetë 1200-1300 euro, si pasojë e shtrenjtimit të plehrave minerale dhe naftës. Ndaj shteti duhet të marrë masa me hapa konkretë për t’i ndihmuar fermerët që të kemi një prodhim vendor dhe të mos varemi nga importi pasi është e pajustifikueshme. Situata nuk është aspak e mirë në Kosovë. Të dhënat flasin për një gjendje jo të kënaqshme, qoftë parapërgatitore, qoftë interesi për të kultivuar sipërfaqe me grurë, që ka qenë 25% e sipërfaqes. Ndihen pasojat e covid-19, shtrenjtimet energjitike, farat cilësore, për pasojë Kosova po përpiqet të bëjë diçka me shërbime këshillimore në terren, që të ketë motiv për të kultivuar për sipërfaqet e grurit. Subvencionet e shtetit janë 474 euro/ha dhe kjo është për t’u përshëndetur”-deklaroi Rusinovci.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts