Menu

Nafta vazhdon rritjen

Nafta është rritur, duke ndjekur fuqizimin e sesionit të kaluar, pasi të dhënat e industrisë treguan një rënie në inventarët në SHBA, ç’farë shtoi optimizmin mbi kërkesën. Nafta Brent, benchmarku që kuotohet në bursën e Londrës, u rrit me 0.3% në 79.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto Amerikane, u rrit me 0.2% në 76.17 dollarë për fuçi. Të dy çmimet referencë tregtohen në nivelin më të lartë në 1 muaj, mbështetur nga fuqizimi i titujve të kapitalit në të gjithë botën.

Klasat e aktiveve nga nafta e deri tek aksionet, kanë rikuperuar humbjet e fundit të nëntorit, kur varianti Omicron largoi investitorët. Instituti Amerikan i Naftës deklaroi se inventarët e naftës bruto ranë me 3.1 milionë fuçi në javën që përfundoi më 24 dhjetor, në linjë me pritshmëritë e analistëve. Çmimet e naftës janë cenuar nga 3 prodhues që kanë shpallur forcë madhore këtë muaj ndaj një pjese të prodhimit për shkak të problemeve me mirëmbajtjen dhe mbylljen e disa fushave të nxjerrjes.  Zv/Kryeministri rus Alexander Novak, që drejton lidhjet e Moskës me OPEC, ka thënë se grupi i ka rezistuar thirrjeve nga Washingtoni për të rritur prodhimin, për shkak se kërkon ti ofrojë tregut udhëzime të qarta dhe jo të devijojë nga politikat.  Investitorët presin takimin e OPEC më 4 Janar, ku karteli do të vendosë nëse do të mbajë premtimin e rritjes së prodhimit me 400,000 fuçi në ditë. (Scan)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts